Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë doli në mbështetje të spitaleve

| обновено на 13.07.21 в 19:45
Godina e spitalit "Pirogov"
Снимка: Ani Petrova

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë doli me një pozitë në mbështetje të spitaleve të inspektuara nga Fondi Kombëtare i Sigurimeve Shëndetësore. Në të theksohet se spitalet e përfshira në trajtimin e pacientëve me Covid-19 janë të detyruar të kthejnë fonde në fondin e sigurimeve shëndetësre “për arsye formale”, të tilla si një pacient i raportuar me një test antigjeni në vend të PCR. Bashkimi thekson se me fillimin e pandemisë spitalet u mbështetën në të paktën 85 për qind të buxheteve të tyre, pavarësisht nga numri i pacientëve të trajtuar. Kujtohet se nuk ka asnjë dokument normativ për të rregulluar rimbursimin.

Ju rikujrojmë, se Spitali “Pirogov” për Trajtimin Urgjent duhet të kthejë në Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore gati 1 milion e 37 mijë leva / 530 mijë euro / për shkak të shkeljeve të vendosura gjatë një inspektimi në institucionin mjekësor për periudhën 28 maj - 10 korrik, njoftoi zyra e shtypit e fondit. Inspektimi i dokumentacionit për trajtimin e 802 pacientëve zbuloi aktivitete të a por të pakryera, si dhe aktivitete të paguara si nga pacientët, ashtu dhe nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Rezultatet e inspektimit tashmë janë dorëzuar në Prokurori. 

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна