Anija ushtarake kërkimor-shkencore me numër bordi 421 u ankorua në portin e Varnës. Ajo është blerja e re e një konsorciumi që bashkon Shkollën Detare në Varna, Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe Institutin Antarktik Bullgar.
Detyrat kryesore të anijes do të jenë të sigurojë ekspeditat antarktike kombëtare bullgare, aktivitetet kërkimor-shkencore të Programit Kombëtar për Kërkimet Polare, si dhe kërkime në Detin e Zi dhe Oqeanin Botëror.
Emri i anijes u zgjodh me një konkurs – “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”.
Deri tani, ekspeditat antarktike bullgare arrinte nga porti kilian “Punta Arenas” në bazën tonë polare në ishullin Livingston me anije spanjolle.