Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kërkojnë kontrollim nëse një ministër i kabinetit të përkohshëm ka pasur nënshtetësi të dyfishtë

| обновено на 13.08.21 в 17:26
Dimitër Gërdev
Снимка: arkiv

Deputeti nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) Dimitër Gërdev pyeti Ministrin e Jashtëm Svetllan Stoev nëse Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë në kohën e emërimit të tij në kabinetin e përkohshëm. Gërdev iu referua botimeve në mediat, ku thuhet se Petkov ka pasur nënshtetësi kanadeze, njoftoi BGNES.

“E bëj pyetjen për shkak të dispozitës së detyrueshme të nenit 110 të Kushtetutës që anëtarët e Këshillit të Ministrave mund të jenë vetëm shtetas bullgarë. Nëse vërtetohet se Ministri i përkohshëm i Ekonomisë ka një shtetësi tjetër në kohën e emërimit të tij, atëherë kjo do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi Gërdev në pyetje.

"Hoqa dorë nga shtetësia ime kanadeze para se ta marr detyrën. Ky refuzim është i noterizuar", shpjegoi Kirill Petkov në përgjigje të një pyetjeje gazetareske, nëse ka shtetësi të dyfishtë.



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени