Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Nuk do të ketë asnjë problem me makinat në zgjedhjet 2 në 1

Veselin Todorov
Снимка: arkiv

Drejtori i firmës furnizuese e makinave të votimit “Ciela”, Veselin Todorov, siguroi se nuk do të ketë asnjë problem me votimin në makinë. Mosmarrëveshjet mbi furnizimin dhe mirëmbajtjen e softuerit të makinerisë nuk do të ndikojnë negativisht në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor, edhe nëse bëhet fjalë për një formulë 2 në 1 së bashku me një votim të parakohshëm parlamentar.

“Ne kemi ofruar mundësinë për të blerë 1200 makina të tjera. Ne jemi duke saktësuar nëse mund të ketë dy mijë ose pak më shumë se dy mijë makina. Nga pikëpamja që në zgjedhjet 2 në 1, koha për zgjedhësin duhet të jetë pak më e gjatë, vlerësimi ynë është se koha e votimit nuk do të dyfishohet, por më tepër me 25-30 për qind dhe prandaj vetëm në disa seksione është mjaftueshme për të pasur një makinë të dytë”, tha Todorov.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени