Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kristalina Georgieva mohoi të ketë ushtruar presion në favor të Kinës

Kristalina Georgieva
Снимка: EPA/BGNES

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva mohoi për Reuters akuzat se ajo u ka bërë presion zyrtarëve të Bankës Botërore që të ndryshojnë të dhënat në një raport në favor të Kinës në kohën kur ajo drejtonte Bankën Botërore.

"Më lejoni t'ju them, nuk është e vërtetë. "As në këtë rast, as para apo pas kësaj, nuk kam bërë presion mbi manipulimin e të dhënave," tha ajo gjatë një takimi me stafin e FMN-së. Raporti i firmës juridike WilmerHale zbuloi se Kristalina Georgieva dhe punonjës të tjerë të rangut të lartë të bankës kanë ushtruar presion të panevojshëm për të përmirësuar vlerësimin e Kinës në renditjen për klimën e biznesit.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна