70% e serave të  perimeve në vendin tonë kanë ndërprerë punën, bëri të ditur BNT. "Arsyeja  janë çmimet jashtëzakonisht të larta të gazit dhe energjisë elektrike.  Industria është në kolaps," tha për BNR Plovdiv Teodora Krësteva, drejtore  ekzekutive e Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Serave. Sipas saj, prodhimi i  huaj po pushton supermarketet. Domatet dhe kastravecat importohen nga Greqia,  Maqedonia e Veriut, Turqia. 
"Pse fqinjët tanë arrijnë sukses dhe mbulojnë  tregjet e huaja, e ne dështojmë? Sipas kolegëve, shteti në vendin tonë sillet si  një njerkë ndaj prodhuesve", tha Krësteva. Shoqata jep shembullin e Greqisë,  ku gjithashtu ka rritje të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike, por  industria vazhdon të punojë sepse merr ndihmë nga shteti. Në takimin e parë me  ministrin e ri të bujqësisë, Ivan Ivanov, të hënën, prodhuesit do të kërkojnë  kompensim prej 70% për karburantin e shpenzuar.
					
				
				
								
								
								
				
					
					Последвайте ни и в 
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!