Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2025 Всички права са запазени

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Retë do të shpërndahen dhe reshjet do të ndalen gradualisht të enjten

Снимка: BTA

Të enjten, më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore, probabiliteti i reshjeve është i vogël, dhe vranësirat do të vazhdojnë të shpërbëhen dhe të ulen. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimumi do të jetë midis 14° dhe 19°, në Sofje - rreth 14°.

Mbi malet, do të ketë vranësira të konsiderueshme më të shpeshta, nëdisa vende me reshje dëbore, nën 1800 metra - nga shiu. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 7°, dhe në 2000 metra - rreth 2°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, në orët e mëngjesit, në disa vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Do të fryjë erë e moderuar dhe përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të arrijnë 16°-17°. Temperatura e ujit të detit është 18°-20°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени