Prej vitit 2010 të gjitha prokurimet publike të Ministrisë së mbrojtjes në Bullgari do të kenë monitorim nga jashtë, kurse palat e interesuara në procesin e furnizimeve - Ministria e mbrojtjes, firmat furnizuese dhe organizatat siç janë NATO, BE, Banka Botërore etje. do të firmosin një “Kontratë ndershmërie”/Integrity pact/.
Kjo është nisma e radhës në sektorin e mbrojtjes në lidhje me prioritetin e shpallur nga qeveria bullgare për luftë me korrupsionin. Kjo nismë përpilohet me projekt të organizatës “Transparenca pa kufij –Britania e Madhe” dhe do të financohet nga një fond i NATO-së. Ministri i mbrojtjes Nikollaj Mladenov ka shpresë, se me këtë hap Bullgaria mund të bëhet një model i transparencës në sferën e mbrojtjes.
“Tashmë jo një herë kemi deklaruar vullnetin tonë të luftojmë praktikat e korrupsionit dhe të gjitha dyshimet që rëndojnë mbi Ministrinë e mbrojtjes - thotë ministër Mladenov. – Më tutje do të ndërmarrim hapa konkretë. Qysh në fillim të mandatit të gjitha sinjalet për korrupsion i dorëzuam Prokurorisë dhe vazhdojmë t’i japim asaj ndihmë në hetimet që i zhvillon. Si hap i dytë kundër korrupsionit brenda Ministrisë ishte krijuar një Këshill i përhershëm për luftë me korrupsionin, i cili aktualisht përpilon programin e tij vjetor të punës. Dhe hapi i tretë është krijimi i partneritetit midis Ministrisë së mbrojtjes dhe organizatës “Transparenca pa kufij –Britania e Madhe”, e cila është specializuar në sektorin e mbrojtjes.”
Kontrata e ndershmërisë përfshin të drejtat dhe detyrimet e palëve, se nuk do të japin, nuk do të kërkojnë ose nuk do të pranojnë ryshfete si dhe nuk do të hyjnë në ujdi me konkurrentë të tjerë për të fituar prokurime publike nga ministria e mbrojtjes për furnizime. Dokumenti parashikon një sistem të monitorimit që siguron transparencë dhe mbikëqyrje të pavarur. Në rast shkeljeje të rregullave firmat do të regjistrohen në “lista të zeza” dhe do të privohen nga pjesëmarrje në tenderët e ardhshëm. Kontrata të tilla në fushën e mbrojtjes janë lidhur edhe në Poloni, Letoni dhe Kolumbi. Mbikëqyrësit e jashtëm do të trajnohen sipas metodologjisë së përpiluar në vende të tjera anëtare të NATO-së, e cila përdoret me sukses deri tani.
Cili do të jetë efekti i monitorimit të jashtëm për Bullgarinë nga pikëpamja e përvojës së vendeve të tjera. Për Radio Bullgarinë Mark Pyman nga “Transparenca pa kufij – Britania e Madhe” tha: “Po të duhet t’i përgjigjem pyetjes tuaj shkurtimisht do t’ju them – nuk e di. Por është një fakt i padiskutueshëm, se në të gjitha vendet këto kritere gjithmonë ndihmojnë për rritjen e nivelit të ndershmërisë në sytë e shoqërisë si dhe për standarde më të larta të transparencës. Kështu qe përgjigje ime është – shpresoj edhe në Bullgari të ndodh e njëjta gjë si në vendet e tjera”.
Monitorimi i jashtëm i prokurimeve publike është një pjesë prej iniciativave për parandalimin e korrupsionit në fushën e mbrojtjes. Përveç kësaj, Ministria e mbrojtjes do të dalë me iniciativë dhe për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen dhe forcat e armatosura, për tu ravijëzuar më qartë autorizimet e sekretarit të përhershëm të Ministrisë së mbrojtjes, i cili është një nëpunës i lartë civil, kështu qe ai të përgjigjet për të gjitha vendimet e Ministrisë bashkë me shefin e mbrojtjes që është një person i lartë ushtarak. Gjithashtu duhet të kufizohet mundësia qe ministri i mbrojtjes vet të marrë vendim për kontrata mbi një shumë të caktuar, kurse për to të kërkohet edhe vendim i Këshillit të ministrave. Ministria e mbrojtjes do të punojë aktivisht me biznesin bullgar dhe me të gjitha furnizuesit qe të njihen ata paraprakisht dhe më mirë me planet për zhvillimin e ushtrisë.
Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do..