Për një vizitë zyrtare në Radion Kombëtare Bullgare qe një delegacion i Grupit të mediave të Shangait. Në përbërjen e tij hyjnë menaxherët administrativë, specialistë të radios digjitale dhe të së drejtës së autorit, si dhe zëvendëskryeredaktori i botimit javor të Grupit të mediave të Shangait për radio dhe televizion. Miqtë shikuan bazën e studiove të radios, u njohën dhe me mënyrën në të cilën ruhet pasuria e tingujve e Bullgarisë në Fondin e artë të Radios Kombëtare Bullgare, si dhe me përmbledhjen e muzeut. Patën dhe biseda pune me udhëheqjen e radios.
Një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë dha kryetari i delegacionit, zoti Shanzi Li – zëvendëspresident i Grupit të mediave të Shangait:
“Grupi i mediave të Shangait është një nga grupet me më shumë ndikim, të cilët transmetojnë në gjuhën kineze. Ne jemi kompani në të cilën bashkohen televizioni i milti-medies dhe radio janë eter me mundësitë e internet shërbimet. Të bëhet radio dhe televizion është një biznes me një përgjegjësi të madhe. Programet tona përmbajnë lajme, programe dëfrimi, sport, biznes-transmetime, dokumentalistikë, animacion. Transmetojmë spektakle të operës vendase, dramë televizive dhe programe për fëmijët. Në grup hyjnë radio-kanale analoge dhe televizive, televizioni digjital i paguar i kabllos, si dhe radio shërbime digjitale, një transmetim televiziv të plotë në internet dhe shërbime të tjera radio dhe televizive. Botojmë po kështu dhe 6 revista dhe gazeta. Grupi zotëron akoma klube sportive dhe qendra kulturore në Shangai. Merremi dhe me botime audio-vizuale. Pjesa e tregut kinez të mediave rritet vazhdimisht. Në prajm-tajmin programet tona radio dhe televizive kanë një përqindje më të lartë të shikueshmërisë, përkatësisht 70 dhe 90 %. Të ardhurat tona vjetore shtohen me 10%. Viti 2008 qe kulmi për fitimet e grupazhit të mediave, ku vetëm nga radio-sektori ato janë 330 milionë juanë.”
Cilat janë mundësitë për një bashkëpunim të ardhshëm me Radion Kombëtare Bullgare?
“Mendoj se kjo mund të realizohet në disa drejtime. Në vend të parë këmbim të menaxherëve dhe të gazetarëve. Kështu mund të mësojmë mjaft gjëra njëri nga tjetri dhe të shtojmë cilësinë e programeve tona. Mund të mendojmë dhe për produkte të përbashkëta - në fushën e lajmeve dhe të ngjarjeve aktuale, si dhe fiçër programe. Ne do të kemi Ekspo 2010. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Kjo do të qe një shkak i mirë të mundohemi të bashkojmë përpjekjet tona profesionale. Bullgaria ka ripohuar pjesëmarrjen e vet. Ekspozita botërore do të realizohet në Shangai nga data 1 maj deri në fund të muajit tetor gjatë vitit të ardhshëm. Në të do të marrin pjesë 242 vende dhe organizata ndërkombëtare. Shpresoj se, pavijoni bullgar do të kthehet në një atraksion turistik. Ne investojmë në pasqyrimin e mediave të kësaj ngjarjeje të madhe ndërkombëtare të Kinës. Aktualisht po ndërtojmë një studio të re. Në fund të muajit tetor duhet të përfundoi dizajni i tij, kurse në fund të marsit 2010 duhet të fillojë të punojë. Në të do të propozohen shërbime televizive dhe radio-shërbime të organizatave të huaja të mediave, të cilët do të pasqyrojnë Ekspo 2010. Prej tij do të transmetojnë direkt programet e veta. Këtu shikoj një mundësi të mirë të bashkëpunojmë. Përveç shfaqjeve të veta të mediave Grupi i mediave të Shangait mori përsipër angazhimin të organizoi dhe mbi 200 përfomanse të tjera. Dhe kjo do të thotë se, pothuajse çdo ditë nga data 1 maj deri më 30 tetor gjatë vitit të ardhshëm, ne do të kemi nga një shfaqje publike. Sipas meje këto ngjarje do të kthehen në një nga aksentët më të rëndësishme të vetë ekspozitës.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..