Në saje të fushatës Asociacioni i pacientëve me sëmundje onkologjike mori 6 mijë euro për një projekt të lidhur me ndihmën sociale të njerëzve me sëmundje onkologjike, tha kryetarja e asociacionit Evgenia Adërska. “Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që mbështetën këtë nismë – tha zonja Adërska. – Paratë që morëm do t’i përdorim për zgjerimin e kujdesit për të sëmurët dhe në ndihmën jashtëspitalore. Përpiqemi të vërtetojmë se në ekipet që kujdesen për njerëzit me sëmundje onkologjike duhet të ketë dhe një psikolog dhe një nëpunës social. Ëndrra jonë është të ndërtojmë një qendër, në të cilën të sëmurët të marrin të gjithë këtë që nuk e marrin nga sistemi i shëndetësisë.”
Në kategorinë “Projekte sociale” financim mori shtëpia për jetimë “Shën Nikolaj” në Novi Han. Themelues i shtëpisë është atë Ivan Ivanovi, i cili e ndërtoi në saje të dhurimeve. Nga themelimi deri tani në të kanë gjetur strehim mbi 250 veta, ndër të cilët shumë fëmijë dhe nëna të vetmuara. “Tani në shtëpi banojnë 120 veta – thotë prifti. – Kemi kushte shumë të mira, na ndihmojnë shumë njerëz. Dua t’i falënderojë dhuruesit. Më gëzon fakti se shumë njerëz marrin pjesë në fushata të tilla dhe hapin zemrat e tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Ka shumë njerëz në Bullgari që vuajnë, nuk kanë strehë, nuk kanë ushqim. Por gjërat përmirësohen dhe këtë e shoh në saje të përvojës sime. Shpresoj me mjetet që morëm të bëj kushtet e jetesës në shtëpi më të mira. Gjatë pranverës shpresoj të hap një shërbim mjekësor me mjekë dhe dentistë.” Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila..