Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata bamirëse “Zgjidh për të ndihmuar”

Gjithsej 35 projekte me rëndësi sociale, shëndetësore, kulturore dhe ekologjike morën financim në saje të fushatës bamirëse “Zgjidh për të ndihmuar”. Ideja e kësaj fushate, të organizuar nga Raiffeisen Bank dhe portali i internetit Dir.bg, është që të mblidhet financim për kauza të rëndësishme bullgare. Gjatë nismës, e cila vazhdoi një muaj, çdo dhurues mund të zgjidhte cilën kauzë të mbështetë. Për pak kohë u mblodhën 184 mijë euro. Mbi 70% prej tyre janë për projekte shëndetësore. Më shumë para u mblodhën për Spitalin e specializuar për mjekim të fëmijëve me sëmundje onkohematologjike (33 mijë euro) dhe për Spitalin kombëtar të kardiologjisë (32 mijë euro).

Në saje të fushatës Asociacioni i pacientëve me sëmundje onkologjike mori 6 mijë euro për një projekt të lidhur me ndihmën sociale të njerëzve me sëmundje onkologjike, tha kryetarja e asociacionit Evgenia Adërska. “Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit që mbështetën këtë nismë – tha zonja Adërska. – Paratë që morëm do t’i përdorim për zgjerimin e kujdesit për të sëmurët dhe në ndihmën jashtëspitalore. Përpiqemi të vërtetojmë se në ekipet që kujdesen për njerëzit me sëmundje onkologjike duhet të ketë dhe një psikolog dhe një nëpunës social. Ëndrra jonë është të ndërtojmë një qendër, në të cilën të sëmurët të marrin të gjithë këtë që nuk e marrin nga sistemi i shëndetësisë.”

Në kategorinë “Projekte sociale” financim mori shtëpia për jetimë “Shën Nikolaj” në Novi Han. Themelues i shtëpisë është atë Ivan Ivanovi, i cili e ndërtoi në saje të dhurimeve. Nga themelimi deri tani në të kanë gjetur strehim mbi 250 veta, ndër të cilët shumë fëmijë dhe nëna të vetmuara. “Tani në shtëpi banojnë 120 veta – thotë prifti. – Kemi kushte shumë të mira, na ndihmojnë shumë njerëz. Dua t’i falënderojë dhuruesit. Më gëzon fakti se shumë njerëz marrin pjesë në fushata të tilla dhe hapin zemrat e tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Ka shumë njerëz në Bullgari që vuajnë, nuk kanë strehë, nuk kanë ushqim. Por gjërat përmirësohen dhe këtë e shoh në saje të përvojës sime. Shpresoj me mjetet që morëm të bëj kushtet e jetesës në shtëpi më të mira. Gjatë pranverës shpresoj të hap një shërbim mjekësor me mjekë dhe dentistë.”

Ndihmë financiare prej 6 mijë eurosh mori dhe Qendra për shpëtim të kafshëve të egra e organizatës ekologjike “Ballkani i gjelbër” në Stara Zagora. U mblodhën dhe mjete për restaurim të kishës mesjetare “Shën Arkangjel Mihail” dhe për restaurim të pikturave në mur në kishën “Shën Gjergji” në Asenovgrad.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD