Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në “Evrovizion 2010”

Me shumë dëshirë këngëtari Miro interpretoi pesë këngët, të cilat arritën deri në gjysmëfinalet.
Foto: BTA
Më 28 shkurt pritet që Bullgaria të zgjedhë këngën, me të cilën vendi do të paraqitet në konkursin prestigjioz “Evrovizion 2010”. Sivjet ai do të zhvillohet në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo. Më 7 shkurt me anë të Televizionit Kombëtar Bullgar u transmetua koncerti, në të cilin u paraqitën pesë këngët, për të cilat do të votojnë shikuesit. Këngët janë zgjedhur nga një komision i posaçëm. Këtë vit mënyra e zgjedhjes së këngës bullgare për Evrovizion ishte ndryshuar dhe për këngëtar të vetëm ishte caktuar Miroslav Kostadinov - Miro. Ai u bëri përshtypje shikuesve me teknikën muzikore dhe artistike gjatë interpretimit të pesë këngëve. Këngët janë krijuar nga kompozitorë, autorë të tekstit e aranzhues të ndryshëm dhe spikateshin me tingëllim të shumëllojshëm.

Kënga e parë “Eagle” (“Shqiponja”) është krijuar nga ekipi i njohur Jasen Kozev dhe Krum Georgiev, të cilët jo për herë të parë krijojnë hite. Kënga është në një ritëm muzikor, i cili është karakteristik për folklorin bullgar. Teksti është në anglisht. Autorët përcaktuan këngën si “një hit evropian në bazë bullgare”. Qëllimi i tyre është që bullgarët të paraqiten në Evrovizion si traditë dhe e tanishme.

Propozimi i dytë për këngë bullgare në Evrovizion është i grupit të njohur rok D2. Kënga titullohet “Shikimi im drejt teje” dhe është baladë rok. Miro e interpretoi bashkë me kitaristët Mitko Kërnev dhe Aleksandër Obretenov nga grupi D2. Muzikantët thanë se kënga nuk është krijuar për konkursin, por shpresojnë se ajo do të pushtojë zemrat e publikut.

Kënga e tretë “Twist & Tango” është shkruar nga Tomas Tornholm, Dane Atlerud dhe Mikael Klaus nga Suedia. Producenti i tyre është bullgari Petër Panov, i cili banon në Suedi. Ai përcaktoi autorët si “veteranë në Evrovizion”. Çdo vit ata krijojnë këngë për Evrovizionin dhe shpresojnë se publiku bullgar do të çmojë propozimin e tyre të sivjetshëm.

Autori i muzikës së këngës tjetër të radhës “Mos ik” është prof. Najden Andreev, ndërsa autorët e tekstit janë Ivan Tenev dhe Aleksandër Petrov. Ato u bashkuan rreth krijimit të këngës bullgare në Evrovizion. Së pari lindi muzika e këngës, pastaj - teksti. Në të dëgjohet tingëllimi i instrumentit tradicional muzikor bullgar kavalli.

Organizatori i konkursit “Kënga bullgare e Evrovizionit 2010” - Televizioni Kombëtar Bullgar, deri në momentin e fundit mbante në sekret autorët e këngëve. Publiku u gëzua shumë, kur u bë e qartë se kompozitori i këngës së fundit është vetë këngëtari Miroslav Kostadinov - Miro. Kënga e tij titullohet “Engjëj je ti”. Teksti i përket Mihail Mihajlovit, ndërsa aranzhimi – Georgi Andreevit. Në ekip merr pjesë dhe Gordan Davis, i cili është mbajtës i çmimit Grami. “Për ne, Miro është frymëzimi dhe zgjon të mirën tek ne”, thanë kolegët e tij.

Me shumë dëshirë këngëtari interpretoi pesë këngët, të cilat arritën deri në gjysmëfinalet. Publiku bullgar ka tri javë, gjatë të cilave do t’i dëgjojë. Vlerësimet do të jepen në final, i cili do të zhvillohet më 28 shkurt. Atëherë Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë drejtpërdrejtë finalin, në të cilin shikuesit do të zgjedhin këngën-fituese, e cila do ta prezantojë Bullgarinë në Evrovizion 2010.

Në bazë të shortit Miro do të këndojë më 27 maj – natën e dytë të koncerteve të gjysmëfinaleve. Ai do të konkurrohet me interpretues nga Rumania, Turqia, Zvicra, Danimarka etj. Në “Evrovizion 2010” marrin pjesë 39 shtete. Pesë prej tyre – Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe vendi mikpritës, Norvegjia, automatikisht kalojnë në finale.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD