Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia e sigurisë kombëtare - me aksent mbi sigurinë e qytetarit

“Pas atentateve më 11 shtator 2001, në teorinë e sigurisë një vëmendje gjithnjë e më e madhe i kushtohet përkrahjes civile” – vuri në dukje sociologu Antonij Gëllëbov.
Foto: BGNES
Doktrina e fundit për sigurinë kombëtare të Bullgarisë daton që nga viti 1998. Por 12 vjet më vonë akoma nuk është miratuar strategjia për realizimin e saj praktik. Që nga viti 2001 e këtej shumë herë me radhë u përgatitën projekte për një strategji të tillë pa arritur asnjë prej tyre në parlament. Në përparim është përgatitja e projektit të radhës. Në ndryshim nga ata të mëparshmit, e reja është se, po bëhet provë që siguria kombëtare të mendohet jo vetëm si siguri e shtetit, por si siguri për çdo qytetar.

Pas epokës së Luftës së Ftohtë, në epokën e globalizimit dhe të terrorizmit botëror, për specialistët jo vetëm tek ne, por dhe nëpër botë është gjithnjë e më e vështirë të përcaktojnë nocione të rëndësishme si ideali kombëtar ose siguria kombëtare. Situata ndërkombëtare krejtësisht e ndryshuar imponon një mendim të ri strategjik. Jo rastësisht aktualisht dhe NATO-ja është në proces të përgatitjes së strategjisë së vet të re për siguri. Problematika është edhe më e ndërlikuar në Bullgari, e cila po përfundon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë nga drejtimi i autoritetshëm drejt demokracisë dhe nga një ekonomi e planifikuar drejt marrëdhënieve të tregut. Kurse tronditje të ngjashme sociale shpesh i lenë vend për zhvillim korrupsionit dhe rritjes së krimit të organizuar. Më në veçanti në një regjion të turbullt, siç qe deri vonë Ballkani.

“Vet pranimi i doktrinës kombëtare për siguri nuk qe një proces i lehtë”, rikujtoi për Radio Bullgarinë sociologu Antonij Gëllëbov. “Koncepti për sigurinë kombëtare i pranuar gjatë vitit 1998, i cili për herë të parë përfshinte qëllimin aderim të Bullgarisë ndaj NATO-s, dha një shenjë të qartë për këtë se në çfarë drejtim do të zhvillohet siguria kombëtare bullgare. Kjo qe një betejë e rëndë politike, por dhe pajtimi i arritur në fund qe një sukses serioz politik. Doktrina e vitit 1998 është një dokument me cilësi, por mbetet produkt i kohës së vet.”

Sipas zotit Gëllëbov gjetja e vështirë e konsensusit politik sa i përket idealit kombëtar dhe rrugët për arritjen e tij janë një nga shkaqet që më shumë se një dhjetëvjeçar Bullgaria të mos mund të ndërtojë strategjinë e vet për siguri dhe të pranojë ligjet të cilat rrjedhin prej saj në këtë fushë, më në veçanti ato të cilat janë të lidhura me zyrat sekrete dhe legjitimimi i tyre në shoqëri. Problemi tjetër kyç sipas tij është mungesa e dialogut mbi këto çështje me shoqërinë civile, që mund të jetë një aleat i fort dhe i natyrshëm i sistemit për siguri kombëtare.

“Pas atentateve më 11 shtator 2001, në teorinë e sigurisë një vëmendje gjithnjë e më e madhe i kushtohet përkrahjes civile, kësaj energjie dhe force suplementare, të cilën institucionet e specializuara për siguri nuk mund vet ta gjenerojnë - vuri në dukje zoti Gëllëbov. Kurse rreziqet për sigurinë përpara një vendi si Bullgaria, të lidhura me nivele të larta të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, nuk mund të lihen mënjanë.”

Strategjia e re e shqyrtuar shkon bile një hap përpara duke e vënë pikërisht sigurinë e qytetarit në plan të parë. Prandaj ajo mendohet në një plan më të gjerë dhe përfshin jo vetëm sigurinë, e lidhur me mbrojtjen ose dhe me rendin e brendshëm, por dhe sigurinë në fushën e ekonomisë, energjetikës, mjedisit rrethues, aspektet demografike, sociale e të tjera të sigurisë së qytetarit bullgar në ditët e përditshme. Gjithë gjëra të cilat mund t’i detyrojnë bullgarët e rinj të mbeten në vend.

“Pyetja është se kush është konsumatori i sigurisë kombëtare - nëse ky të jetë shteti ose qytetari i veçantë? - përgjithësoi për Radio Bullgarinë gjenerali Rumen Millanov, sekretar i Këshillit për sigurinë pranë Këshillit të Ministrave. Më e mundshmja është të shkohet drejt kësaj që qytetari të jetë kriteri bazë. Dhe atëherë shtyhet qëndrimi - nëse duhet të kemi për shembull varka të reja luftarake ose të theksojmë mbi sigurinë ekonomike, e cila lejon që njeriu të ndihet më stabil në ditët e përditshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD