Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Puna e mirë e organeve në luftën me krimin e organizuar

Foto: BGNES
Më se 400 janë grupazhet e organizuara kriminale, që veprojnë në territorin e Bullgarisë, vendeve anëtare të BE-së dhe jashtë bashkisë, të cilët vjet u përgjuan nga Drejtoria Kryesore “Luftë me Krimin e Organizuar”. Më shumë janë grupazhet kriminale që merren me trafikun e narkotikëve – 41 për qind, të ndjekur nga ata, që merren me trafikun e njerëzve, me falsifikime, ma larjen e parave dhe me korrupsionin. Prej tyre pjesërisht ose plotësisht e zbuluara dhe e dokumentuar është veprimtaria e 176 grupazheve; u indetifikuan më se 2000 liderë të tyre dhe anëtarë aktivë. Drejtoria Kryesore “Luftë me Krimin e Organizuar” mori pjesë aktive në më se 20 operacione ndërkombëtare për kundërvënie të krimit. Këtë e tregojnë të dhënat e evidentimit të veprimtarisë së institucionit për vitin e kaluar. Si punë e kryer mirë, ministri i brendshëm Cvetan Cvetanov tregoi rezultatet e operacioneve të fundit “Brutalët” dhe “Oktapod”. E para kishte të bëjë me zbulimin e grupazhit kriminal të rrëmbimeve, e dyta me grupazhin kriminal, i cili më se 10 vjet merrej me krime të ndryshme si larja e parave, tregti me ndikim, shërbime të paguara seksuale, derdhja e tatimit mbi vlerën e shtuar e kështu me radhë. Si një hap në drejtim të mirë ministri i brendshëm tregoi bashkëpunimin e mirë midis institucioneve të ndryshme. Sipas tij vetëm bashkëpunimi midis institucioneve mund të japë rezultate në punën efektive kundër krimit, sepse ai është shumë i integruar. Ministri siguroi, se udhëheqja e ministrisë do të përkrahë punën e organeve dhe do t’u garantojë atyre liri operative. Lidhur me këtë ministër Cvetanov shtoi:

“Rekomandimi im ndaj kolegëve të Drejtorisë Kryesore “Luftë me Krimin e Organizuar” ishte të forcojmë punën mbi zbulimin e krimeve ekonomike. Për shkak të korrupsionit dhe shpërdorimeve në sferën ekonomike, duhet të vëmë qëllime më serioze. Sot ka një mungesë mjetesh në pjesën buxhetore të të ardhurve, por në shumicën e rasteve kjo i detyrohet punës jo të mirë në kundërvënien e korrupsionit në aparatin shtetëror. Shpërdorimet kanë të bëjnë me mashtrimet me tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurat në Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Korrupsionit. Nga pikëpamja politike, korrupsioni gjithnjë është në duart e pushtetarëve të një shteti. Kështu që përpjekjet duhet të përqendrohen pikërisht në këtë drejtim.”

Pas aksioneve të suksesshme të organeve shtetërore gjatë vitit të kaluar, aktualisht në tregun e narkotikëve tek ne ka një kaos të plotë. Këtë e deklaroi shefi i Drejtorisë Kryesore “Luftë me Krimin e Organizuar” Stanimir Fllorov. Në trafikun e narkotikëve secili punon me vete, gjë që në të ardhmen mund të provokojë një luftë për epërsi me konflikte me vrasje. Për shkak të shtrirjes gjeografike të vendit, përmes territorit të tij kalon rruga ballkanike e narkotikëve. Rrethet kriminale vazhdojnë të shfrytëzojnë bullgarët si mbartës të lëndëve narkotike. Shumë i madh është numri i bullgarëve të arrestuar, që realizojnë trafik të narkotikëve në të ashtuquajturën mënyrë të gëlltitjes. Për vitin e kaluar u arrestuan 400 veta të tilla. Sipas drejtorit të Zyrës Kombëtare të Hetimit Bojko Najdenov, asnjeri në Bullgari nuk mendon, se për një herë do t‘i jepet fund përdorimit të narkotikëve. Megjithatë brenda dy viteve të fundit shihet një ndryshim i situatës:

“Për herë të parë në Bullgari u arrestuan dhe u dënuan persona, të cilat brenda 20 viteve të fundit kishin lidhje me përhapjen e narkotikëve. Për herë të parë u lirua vend në majat më të larta të tregtisë me narkotikë. Kjo është një gjë pozitive, sepse ata, që tani dëshirojnë të vendosin monopol në këtë fushë nuk kanë lidhje aq të mëdha në shtetin, në policinë, në prokurorinë, në gjykatat, në bashkitë e kështu me radhë. Tashmë u arrestuan pothuajse 90 për qind nga krerët e trafikut të narkotikëve. Disa ikën jashtë shtetit dhe megjithatë dikasteret bullgare vazhdojnë ta kërkojnë. Ata, që tani do të përpiqen të zënë vendet e tyre, nuk kanë lidhjet me partitë dhe policinë. Mezi tani ata njerëz do të orvaten të vendosin ato lidhje dhe këtu është roli i shtetit, i cili nuk duhet të lejojë formimin e këtyre kontakteve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD