Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime në valët e Radio Bullgarisë

Sivjet qyteti Harmanli festoi përvjetorin e tij të pesëqindtë. Ky është një përvjetor i rëndësishëm. Në qytet kanë lindur persona të rëndësishëm për vendin tonë si aktorët Jordanka Kuzmanova, Ivan Dobçev, Pepa Nikollova, shkrimtari Genço Stoev e shumë të tjerë. Por ka një figurë, e cila i ka dhënë qytetit pamjen e tij arkitekturore. Bëhet fjalë për ndërtimet e mëdha gjatë shekullit të XVI-të, të cilat e regjistruan Harmanli në hartat evropiane. Këto ndërtime janë lidhur drejtpërsëdrejti me emrin e pashait Siavjush.

Po të doni të dëgjoni më shumë hollësi për këtë, si dhe muzikë të bukur popullore bullgare nga rajoni i Harmanlit, Bullgari Jugore, mund të klikoni ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!
По публикацията работи: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD