Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kolovajza pranverore për shëndet, dashuri dhe argëtim

Në kohën tonë kolovajzat janë lodër fëmijësh. Por në traditën popullore bullgare kolovajzat janë një rit pranveror i rinisë, karakteristik për festat më të mëdha – Pashkët dhe Ditën e Shën Gjergjit.

Kolovajzat tradicionale bullgare kanë variante të ndryshme lokale. Më shpesh kolovajza përbën një litar, i mbështjellë me degëza të gjelbra. Litari lidhet në degët e ndonjë peme të madhe në luadhin pranë fshatit. Në kolovajzën ulen njëra pas tjetrës vajzat e fshatit, ndërsa të rinjtë i kolovitin. Në një variant tjetër kolovajza punohet nga dy tra të mëdhenj. Njëri ngrihet vertikalisht dhe ngulet mirë në tokë kurse në majën e tij montohet horizontalisht trari i dytë, i cili rrotullohet rreth trarit vertikal deri sa dy anët e tij ngrihen disa metra larg mbi tokën ose ulen pranë saj. Në këto raste për ata që shilaren janë të nevojshme mjaft guxim dhe muskuj të fortë. Sipas traditës në këto kolovajza rrotullohen zakonisht nga çifte –një vajzë dhe një djalë, të lidhur me ndjenje dashurie. Secili prej tyre demonstron shkathtësinë dhe shpejtësinë e vet. Njerëzit e mbledhur përreth i inkurajojnë me brohoritje, me thirrje dhe me këngë.

Kolovajzat pranverore shoqërohen me këngë riti. “Nedka shilaret në pyllin e gjelbër, përball rri i dashuri i saj i parë Stoen” – kështu nga kënga nënkuptohet se kolovajzat janë vend për takimin e të dashuruarve. Kënga tregon gjithashtu se Stojani është merakosur, se dega në të cilën është lidhur kolovajza mund të thyhet dhe vajza Nedka të rrëzohet përdhe. Papritmas litari këputet dhe vajza bie gjer në ujërat e “Danubit të bardh”. Atëherë Stojani hidhet në ujë dhe shpëton të dashurën e vet. Kjo “bëmë” tregon kategorikisht dashurinë dhe respektin e tij ndaj vajzës së dashur.

Në kolovajzat e Pashkëve dhe të Shën Gjergjit dikur përpara tërë shoqërisë së fashit janë prezantuar për herë të parë çiftet e reja të formuara në ndejat gjatë dimrit. Doemos vajzat dhe djemtë e tjerë tashmë e dinë mirë cilët janë të dashuruarit. Dhe shpejt emrat, marrëdhëniet dhe planet e tyre bëhen publike sepse përmenden në këngët që interpretohen në kohën e kolovitjes. Në kohërat e vjetra stina e martesave mbaronte para kulmit të stinës bujqësore, kurse të dashuruarit që nuk kanë arritur të fejohen ose të martohen deri tani duhet të presin stinën e vjeshtës. Prandaj pas përfundimit të Kreshmëve të Pashkës, në periudhën e të cilave janë ndaluar martesat, të rinjtë shpejtojnë të deklarojnë ndjenjat e tyre haptazi dhe ti bindin prindërit qe të bëjnë dasmën e shumëpritur.

Sipas besimit popullor vajzat dhe djemtë që shilaren në kolovajzat e Pashkëve bëhen të paprekshëm për dragonjtë, zanat dhe sëmundjet. Përveç kësaj “mbrojtjeje” personale, kolovajzat pranverore mbajnë në vetveten dhe idenë e pemës botërore – model i rendit kozmik, që lindet përsëri nga kaosi gjatë ndërrimit të stinëve. Kështu kolovitja, si dhe ritet e tjera pranverore i hapin forcat jetëdhënëse të natyrës të dhe begatisë për stinën e re bujqësore që po fillon.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD