Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Margarita Popova: “Po pres një vlerësim pozitiv në raportin e Komisionit Evropian gjatë muajit korrik për përparimin e Bullgarisë”

Ministrja e drejtësisë Margarita Popova
Foto: BGNES
“Jam optimiste për vlerësimin në raportin e Komisionit Evropian gjatë muajit korrik për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për bashkëpunim dhe kontrollit në fushën e “Drejtësisë dhe punëve të brendshme”. Këtë e tha para Radio Bullgarisë ministrja e drejtësisë Margarita Popova. Ajo paraqiti një projekt të strategjisë për reformë të mëtejshme në sistemin gjyqësor. Dokumenti, i cili do të paraqitet për diskutim në Këshillin e Ministrave nga ministrja Popova brenda 10 ditësh, përfshin tri komponentë të rëndësishëm: udhëheqje e mirë e sistemit gjyqësor, juridiksion i drejtë dhe luftim i korrupsionit brenda sistemit. Qëllimi është që të rikthehet besimi i bullgarëve ndaj sistemit. Parashikohet gjithashtu krijimi i një Këshilli për reformën, i cili të ndjekë zbatimin e saj, si dhe të ndjekë gjendjen materiale të kandidatëve për poste udhëheqëse në sistemin gjyqësor, për gjyqtarë të lartë dhe prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektoratit pranë tij, kurse më tutje edhe kontrollime të të gjithë kandidatëve për rritje të postit. Vetëm para një jave u përhap ideja për krijimin e një gjykate të specializuar për procese penale, të lidhura me kriminalitetin e rëndë të organizuar dhe korrupsionin në etazhet e larta të pushtetit. Mirëpo sipas shtresës së avokatëve dhe opozitës kjo nuk është e pranueshme.

“Unë e përkrah idenë për specializimin e gjykatës – deklaroi në intervistën për Radio Bullgarinë Margarita Popova – Është e rëndësishme të përcaktohet kompetenca e gjykatës, tekstet e sakta, mbi të cilat ajo do të punojë. Kuptohet, janë të rëndësishme dhe kuadrot. Është shumë i rëndësishëm organizimi i strukturës dhe përcaktimi i njerëzve, që do të punojnë në të.”

Sipas ministres Popova, përveç në gjyq, reformë duhet të ketë edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të arrihet një policë, që funksionon mirë, dhe të mos ketë boshllëqe në fazën para gjyqit, të cilat shumë shpesh theksohen si shkak për mungesën e rezultateve. Sipas fjalëve të saj prokuroria, e cila është e detyruar sipas Kushtetutës dhe ligjit, të mbikëqyrë legjitimitetin e veprimeve të kësaj policie, është ristrukturuar dhe askush nuk pengon efikasitetin e saj. “Prokurorët kanë një resurs të madh dhe mundësi të mëdha, të dhëna nga ligji. Ata kontrollojnë dhe udhëheqin veprimet e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme. Në qoftë se ka dyshime për mungesë efikasiteti nga ana e tyre, problemi duhet të kërkohet brenda prokurorisë” – është e bindur ajo.

Kush do të kontrollojë gjyqtarët?

“Këshilli i lartë gjyqësor është organi, i cili kontrollon zbatimin e detyrimeve profesionale të të gjithë magjistratëve – rikujtoi Popova. – Në rast se ata kanë shkelur rregullat, ka Këshill të lartë gjyqësor, si dhe Inspektorat pranë vetë prokurorisë.”

Margarita Popova mendon se deri tani ka rezultate të shënuara në sistemin gjyqësor, por ato janë akoma të pakta. Megjithatë ajo është e bindur se me reformën e mëtejshme ato do të përmirësohen dhe se vlerësimi i Komisionit Evropian gjatë muajit korrik për përparimin e Bullgarisë do të jetë pozitiv.

“Aktualisht jam duke përgatitur projektin e raportit vjetor të korrikut të Bullgarisë ndaj Komisionit Evropian – shënoi Margarita Popova. – Po përgjithësoj gjithçka, që ndodhet në sistemin gjyqësor dhe në sferat e tjera, në të cilat punojmë dhe mbi të cilat duhet të shkëmbejmë informacion me Komisionin Evropian. Kuptohet, dëshira ime është për arritje më të mëdha. Mjafton çdo magjistrat të jetë i motivuar për praninë e vet në sistemin gjyqësor dhe të përfitojë nga privilegji i madh i dhënë nga kushtetuta – pavarësia.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD
Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..

botuar më 25-10-11 12.17.MD
Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD