“Për Greqinë është një nder të marrë kryesinë e rotacionit nga Bullgaria dhe të trashëgojë këtë traditë të suksesshme” – tha zëvendësministri i punëve të jashtme i Greqisë Spiros Kuvelis. “Besoj se zhvillimi ekonomik i rajonit tonë ka një rëndësi kyçe për kapërcimin e krizës ekonomike – shtoi ai. – Regjioni ka një potencial të madh – natyrë, energji, resurse njerëzore. Kjo do të na mobilizojë të punojmë për një të ardhme më të mirë për njerëzit në regjion” – tha Kuvelis dhe shtoi se ndër projektet e rëndësishme të kryesisë greke do të jetë kthimi i Detit të Zi në një det ekologjik në shpirtin e prioritetit evropian për luftim të ndryshimeve klimatike.
“Turqia është ndër vendet themeluese të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi – tha Nihat Ergun. – Në fillim qëllimi ishte të vlerësojmë potencialin ekonomik të rajonit të Detit të Zi dhe të forcojmë bashkëpunimin midis shteteve dhe ne e arritëm. Sot SHBA, BE, Japonia e konsiderojnë shumë të rëndësishme këtë nismë. Kjo tregon se Bashkëpunimi i Detit të Zi është bërë një organizatë e rëndësishme me institucione të ndërtuara dhe ndikim në rajon. Sot organizata zbaton projekte të rëndësishme që do të forcojnë mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon. Një shembull i mirë është projekti për Rrethin e magjistraleve. Në territorin e vet Turqia tashmë përfundoi një pjesë të madhe prej tij. Projekti do të gjallërojë tregtinë në rajon dhe do të rritë qarkullimin e mallrave. Dëshirojmë që ai të koordinohet nga Stambolli. Qëllimi është që të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore të integrohen me transportin detar që të arrihet një rritje e transportimit të mallrave dhe shërbimeve.” Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..