“Për Greqinë është një nder të marrë kryesinë e rotacionit nga Bullgaria dhe të trashëgojë këtë traditë të suksesshme” – tha zëvendësministri i punëve të jashtme i Greqisë Spiros Kuvelis. “Besoj se zhvillimi ekonomik i rajonit tonë ka një rëndësi kyçe për kapërcimin e krizës ekonomike – shtoi ai. – Regjioni ka një potencial të madh – natyrë, energji, resurse njerëzore. Kjo do të na mobilizojë të punojmë për një të ardhme më të mirë për njerëzit në regjion” – tha Kuvelis dhe shtoi se ndër projektet e rëndësishme të kryesisë greke do të jetë kthimi i Detit të Zi në një det ekologjik në shpirtin e prioritetit evropian për luftim të ndryshimeve klimatike.
“Turqia është ndër vendet themeluese të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi – tha Nihat Ergun. – Në fillim qëllimi ishte të vlerësojmë potencialin ekonomik të rajonit të Detit të Zi dhe të forcojmë bashkëpunimin midis shteteve dhe ne e arritëm. Sot SHBA, BE, Japonia e konsiderojnë shumë të rëndësishme këtë nismë. Kjo tregon se Bashkëpunimi i Detit të Zi është bërë një organizatë e rëndësishme me institucione të ndërtuara dhe ndikim në rajon. Sot organizata zbaton projekte të rëndësishme që do të forcojnë mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon. Një shembull i mirë është projekti për Rrethin e magjistraleve. Në territorin e vet Turqia tashmë përfundoi një pjesë të madhe prej tij. Projekti do të gjallërojë tregtinë në rajon dhe do të rritë qarkullimin e mallrave. Dëshirojmë që ai të koordinohet nga Stambolli. Qëllimi është që të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore të integrohen me transportin detar që të arrihet një rritje e transportimit të mallrave dhe shërbimeve.” Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..