“Për Greqinë është një nder të marrë kryesinë e rotacionit nga Bullgaria dhe të trashëgojë këtë traditë të suksesshme” – tha zëvendësministri i punëve të jashtme i Greqisë Spiros Kuvelis. “Besoj se zhvillimi ekonomik i rajonit tonë ka një rëndësi kyçe për kapërcimin e krizës ekonomike – shtoi ai. – Regjioni ka një potencial të madh – natyrë, energji, resurse njerëzore. Kjo do të na mobilizojë të punojmë për një të ardhme më të mirë për njerëzit në regjion” – tha Kuvelis dhe shtoi se ndër projektet e rëndësishme të kryesisë greke do të jetë kthimi i Detit të Zi në një det ekologjik në shpirtin e prioritetit evropian për luftim të ndryshimeve klimatike.
“Turqia është ndër vendet themeluese të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi – tha Nihat Ergun. – Në fillim qëllimi ishte të vlerësojmë potencialin ekonomik të rajonit të Detit të Zi dhe të forcojmë bashkëpunimin midis shteteve dhe ne e arritëm. Sot SHBA, BE, Japonia e konsiderojnë shumë të rëndësishme këtë nismë. Kjo tregon se Bashkëpunimi i Detit të Zi është bërë një organizatë e rëndësishme me institucione të ndërtuara dhe ndikim në rajon. Sot organizata zbaton projekte të rëndësishme që do të forcojnë mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon. Një shembull i mirë është projekti për Rrethin e magjistraleve. Në territorin e vet Turqia tashmë përfundoi një pjesë të madhe prej tij. Projekti do të gjallërojë tregtinë në rajon dhe do të rritë qarkullimin e mallrave. Dëshirojmë që ai të koordinohet nga Stambolli. Qëllimi është që të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore të integrohen me transportin detar që të arrihet një rritje e transportimit të mallrave dhe shërbimeve.” Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...