Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shumëllojshmërisë biologjike po hyn në programet arsimore

Mësuesit do t’i njohin fëmijët me kuptimin dhe përhapjen e rrjetit ekologjik evropian “Natura 2000”
Foto: www.rec.bg
Gjatë disa dekadave të fundit njerëzit u bënë dëshmitarë të humbjes së shumë llojeve bimore dhe kafshore. Si rezultat i kësaj politikat e qeverive të shumë shteteve u ndryshuan dhe filloi të flitet për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Nuk është e rastit se viti i tanishëm 2010 u shpall Vit i shumëllojshmërisë biologjike.

Duke kërkuar mënyra për përhapjen sa më shpejtë të mesazheve tek njerëzit e përshtatshëm, Qendra ekologjike regjionale për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve përpunuan një projekt “Arsim për Naturën 2000”. Projekti do të përhapet në shkolla dhe është financuar nga Fondi për përkrahje të organizatave joqeveritare në Bullgari, si pjesë e mekanizmit financiar të hapësirës ekonomike evropiane. Për këtë qëllim u përpunua dhe një manual për mësuesit, nëpërmjet të cilit ata t’i njohin fëmijët me kuptimin dhe përhapjen e rrjetit ekologjik evropian “Natura 2000”. Për autorët e projektit është me rëndësi të madhe që të rinjtë të fillojnë të ndihen si pjesë e natyrës dhe të kuptojnë se ajo është pjesë e trashëgimisë së tyre. Prandaj programi arsimor është destinuar për nxënësit më të mëdhenj dhe mësuesit e tyre.

Programi filloi me seminare për përgatitjen e mësuesve në Sofje, Gabrovo dhe Vraca, ku u paraqit fushata evropiane për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe metodat e reja arsimore në fushën e mjedisit rrethues. Krahas kësaj filloi dhe konkursi për video spotin “Shumëllojshmëria biologjike – të gjithë ne jemi pjesë e saj.” Kjo iniciativë verore u jep mundësi fëmijëve për të shfrytëzuar kohën e lirë gjatë pushimeve, duke mësuar gjëra interesante. Gjatë hapjes së fushatës arsimore ministrja e mjedisit rrethues dhe ujërave Nona Karaxhova nënvizoi se sa e rëndësishme është që Bullgaria të ruajë shumëllojshmërinë e saj biologjike.

“Përfytyrojeni vetëm për një çast botën pa natyrë, pa bimë, pa kafshë – tha ministrja Karaxhova. – Në fakt edhe ne, njerëzit, do të zhdukemi. Bullgaria është një prej vendeve në Evropë me shumëllojshmëri më të madhe biologjike. Rreth 13 për qind e llojeve bimore në vend janë endemike, domethënë ato ekzistojnë vetëm në Bullgari, ose në Gadishullin Ballkanik. Në territorin e vendit ka lloje bimore, të cilat janë ruajtur për më se 2 milionë vite. Besoj se ne do të arrijmë ta ruajmë këtë pasuri, nëpërmjet fëmijëve tanë, të cilët që në moshën e hershme do të mësohen se sa është e rëndësishme të ruhet natyra. Para disa vitesh në Bullgari filloi të flitet për rrjetin evropian “Natura 2000”. Mësuesit tanë vërtetë kanë nevojë për manuale suplementare, që të mund të arsimojnë nxënësit në këtë sferë. Është shumë e rëndësishme që mësimi të mos jetë vetëm teorik, por të ketë dhe mësime praktike në zonat e “Naturës 2000”.

© Foto: BGNES

Manuali arsimor për mësuesit “Natura 2000 në arsim” ka dhe një seksion suplementar për veprimtari jashtë shkollës

“Qëllimi ynë është që të përfshijmë të paktën 70 mësues të nxënësve më të mëdhenj – thotë Gerasim Gerasimov, kryetar i Qendrës ekologjike regjionale për Evropën Qendrore dhe Lindore. – Do të popullarizojmë idenë në akoma pesë regjione në Bullgarinë Verilindore – Kavarna, Shablla etj., si dhe në Rodope, në rajonin e Smoljanit. Shpresojmë tek përkrahja e Ministrisë së mjedisit rrethues dhe ujërave, që të mund të organizojmë dhe një fushatë kombëtare deri në fund të vitit. Në fakt “Natura 2000” mbulon afro 34 për qind të territorit të vendit dhe pothuaj nuk ka bashki, e cila të mos jetë përfshirë në këtë rrjet. Trajnimet tona parashikojnë shëtitje në terren. Kështu mësuesit do të mund të njihen drejtpërsëdrejti me zonat e mbrojtura të “Naturës 2000”. Parashikojmë gjithashtu trajnime praktike për nxënësit, mësuesit dhe vendasit me interesa të posaçme në këtë fushë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD