Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi shqiptar “Gjallë” i regjisorit Artan Minarollit u prezantua në Sofje

Gjatë muajit qershor adhuruesit e kinematografisë së re shqiptare në Bullgari panë filmin artistik “Gjallë” të regjisorit Artan Minarollit. Filmi u prezantua brenda Festivalit të 15 të koproduksioneve evropiane në Sofje. Subjekti i tij rrëfen për fatin e individit në shoqërinë shqiptare post-totalitare. Roli kryesor interpretohet nga aktori i ri i suksesshëm Nik Xhelilaj. Filmi është realizuar me bashkëpunimin shqiptaro-austriako-francez dhe ka marrë pjesë në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat Festivalet e Filmit në Çeki, Belgjikë, Norvegji, Francë, Turqi, Indi. Gjatë vitit 2009 filmi u dekorua me Çmimin special në Festivalin veror të Durrësit, ndërsa në Festivalin e Filmit në Kotbus të Gjermanisë u kurorëzua me çmimin “Don Kishoti”. Filmi “Gjallë” u përzgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj në Çmimet Oskar për vitin 2010.

Po të doni të dëgjoni opinionet e studentëve shqiptarë nga Universiteti i Teknikës në Sofje – Erion Hoxha nga Tirana dhe Edmond Qamili nga Ferizaji, klikoni AUDIO! Ju urojmë dëgjim të këndshëm!

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD