Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesaret e odriseve në Muzeun historik kombëtar

Stoli prej ari nga fshati Topollçane, Qarku i Sllivenit (Bullgari Lindore), fillimi i shek. IV para Krishtit
Foto: Veneta Pavllova
Në Muzeun historik kombëtar është hapur ekspozita “Thesaret e ushtarakëve odris”. Cilët janë odriset? Ata janë një nga fiset më të fuqishme trake - nga mbi 80 të njohura në histori. Për herë të parë përmenden nga historiani i lashtë grek Herodot. Shkak është marshimi i mbretit persian Darij i I kundër skiteve. Atëherë Darij i ka kaluar nga jugu në veri tokat e sotme bullgare, duke kaluar përmes territoreve, në të cilat kanë jetuar odriset. Ata janë dhe të parët të cilët mundin të formojnë shtetin e fort trak dhe merita për këtë i dedikohet sundimtarit të tyre Teres. Sipas një historiani tjetër - Tukidid, Teres i pari ka krijuar mbretërinë e tyre të gjerë, që ka zënë një pjesë më të madhe nga Trakia e Lashtë pas largimit të persëve. Në fakt, në veri mbretëria e tyre ka arritur deri në grykën e lumit Danub.
Helmetë me nënshkrim “E Sevtit” dhe enë argjendi e lyer me ar nga fundi i shek. IV para Krishtit

Ja se çfarë tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë, Gavrill Llazov, rregullues i ekspozitës: “Sundimtarët e parë odris nga fundi i shekullit të VI dhe fillimit të shekullit të V përpara epokës së re, fillojnë të vendosin tërësinë e vet territoriale, kur pas përleshjeve të shkurtra me skitet në verilindje mundin t’i largojnë, të stabilizojnë kufirin. Dhe me një akt politik, tek i cili ka një dasmë dinastie midis një sunduesi trak dhe një princeshe me prejardhje skite, lidhet paqe. Në këtë mënyrë kufiri në verilindje është i përcaktuar dhe trakët bëhen më të qetë për shpinën e vet. Atëherë ata fillojnë të bashkojnë fiset, të cilat janë në perëndim dhe në jug prej tyre. Pasi të vendosin territorin e vet, odriset fillojnë të ndërtojnë dhe qendra të veta më të mëdha. Dihet se, një nga sundimtarët më të fuqishëm odris, Kotis i I (383-359 përpara Krishtit), ka vizituar vendin e vet dhe aty, ku ka parë vende me hije me ujëra të bollshme, ka ndërtuar salla për festa, në të cilat ka zhvilluar biseda me përkrahësit e tij dhe ka realizuar flijime. Mbase një rezidencë të ngjashme po studiojmë aktualisht nën drejtimin e doktorit Ivan Hristov, zëvendësdrejtor i Muzeut historik kombëtar, në majën Kozi Gramadi në malin Sredna gora.”
Enë prej qeramike, shek. IV para Krishtit – fshati Topollçane, Qarku i Sllivenit

Kjo rezidencë është shfrytëzuar nga mbretërit e odrisëve Amatok i II dhe Teres i II, të cilët kanë drejtuar pas Kotisit. Është shtrirë mbi një sipërfaqe prej 4 hektarëve. Është ndërtuar në rreth 1200 metra mbi nivelin e detit prej blloqeve të mëdhenj të gdhendur prej guri. Është kureshtare se si ato janë transportuar deri tek vendi i ndërtimit. Sa për shtetin e odiseve, ajo ka ekzistuar rreth 5 shekujve.
Riton argjendi i lyer me ar nga shek. IV para Krishtit

Në ekspozitë për këtë periudhë tregojnë rreth afro 300 eksponatet, të cilat janë pronë e Muzeut historik kombëtar, Muzeut arkeologjik kombëtar dhe muzetë në Plovdiv, Stara Zagora, Jamboll, Slliven, Kazanllëk dhe Nova Zagora. Vizituesit mund të shikojnë sende, të cilët kanë qenë pronë të aristokratëve trak dhe të familjeve të tyre, prijës ushtarak dhe garda personale e sundimtarëve. Mes tyre janë dhe krijimet e shkëlqyera të artit trak: enët me ornamente të pasura prej argjendi dhe enë të arta, zbukurime të arta. Dhe akoma: shtiza, mburojë, shpata, një qeramikë të bukur të pikturuar. Disa nga sendet janë zbuluar relativisht vonë - si kurora e artë, ritonet e përsosura të argjendta dhe enë nga një varrim të një trakasi të pasur, të gjetura përpara disa vjetëve midis fshatrave Mallomirovo dhe Zllatinica në Bullgarinë Jugore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD