Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat e arsimit të mirë në qytetin Zllatograd

Në shkollën e Zllatogradit, në të cilën sot ndodhet Muze e Iluminizmit, mund të shihet historia e mësuesve më të njohur të qytetit.
Foto: Darina Grigorova
Në të kaluarën profesioni i mësuesit në qytetin Zllatograd në të vërtetë përbënte një sfidë. Kjo ishte edhe një detyrë fisnike, të cilën pak ishin ata që guxuan të marrin përsipër. Mësimet e shkrimit dhe leximit nuk ishin të mjaftueshme në këtë qytet piktoreskë shtrirë në gjinjtë lindore të malit Rodopa. Krahas arsimimit të shkëlqyeshëm, që duhej të posedonte, mësuesi duhet të ishte edhe një pedagog shumë i mirë, i cili jo vetëm të fusë respekt te nxënësit, por edhe të ngjallë dashurinë e tyre. Fjalën e rëndë për mundësitë profesionale dhe virtytet njerëzore të mësuesit dhe për dinjitetin e tij e kishin prijësit e qytetit Zllatograd. Kjo për shkak jo vetëm, se ata e financuan shkollën, por kishin dëshirë, që fëmijët e tyre të marrin një arsim të mirë. Prandaj ata insistuan, që mësuesit në qytet t’u përgjigjen kërkesave më të larta. Lidhur me ato fakte historike Ema Aleksandrova – përgjegjëse në Muzeun e Iluminizmit në Zllatograd tregon:

“Mësuesit duhet të ishin njerëz të përgjegjshëm dhe me moral të lartë. Kontrolli nga Kujdestaria Shkollore ishte tepër i rreptë. Mësuesit verifikoheshin si zbatonin detyrimet, çfarë ishin dituritë dhe arritjet e fëmijëve e kështu me radhë. Dhe kur prijësit e qytetit nuk ishin të kënaqur nga mënyra e mësimdhënies dhe fëmijët nuk grumbulloheshin dije, atëherë mësuesi ishte i detyruar të braktisë shkollën. Si rezultat i këtij preciziteti dhe i kërkesave të larta, gjatë Rilindjes Bullgare procesi mësimor në Zllatograd ishte në një nivel tepër të lartë.”

Në qytet u krijua edhe një nga Këshillat e Parë të Mësuesve. Qëllimi i tij ishte të zgjedhë dhe të formojë mësuesit e ardhshëm të qytetit. Më parë fëmija mësonte në shkollë dhe përvetësonte dituritë nga mësuesi. Pas kësaj ai vazhdonte arsimin në ndonjë qytet më të madh. Pas mbarimit të këtij studimi ai rikthehej në qytet si mësues. Në shkollën e lashtë fillore në Zllatograd, në të cilën sot ndodhet Muze e Iluminizmit, mund të shihet historia e mësuesve më të njohur të qytetit. Pikërisht ata hodhën themelet e arsimit rilindës. Edhe më sot në dhomën e klasës dhe në dhomën e mësuesve mbretëron atmosfera e asaj kohe, kur mësuesit i gëzoheshin një respekt të paparë dhe krenoheshin me profesionin. Në ato shkolla nxënësit më të mëdhenj u jepeshin arsim më të vegjlit. Në të njëjtën kohë vet ata mësuan nën drejtimin e pedagogëve. Ky proces i mësimdhënies, karakteristik për shkollat bullgare të kësaj epoke, njihet si mësimi i përbashkët. Gjatë kësaj periudhe në shkollë filluan të mësojnë gramatikën, historinë, botanikën dhe lënde të tjera mësimore. Për këtë zonja Aleksandrova tregon:

“Në fakt para 158 vitesh u vunë themelet e arsimit laik në qytetin Zllatograd. Procesi i mësimdhënies në shkollë realizohej sipas metodës së mësimit të përbashkët, rekomanduar nga doktori Petër Beron – krijuesi i abetares së parë bullgare. Shkolla në qytetin Zllatograd kaloi përmes të gjitha shkallëve të sistemit të klasave dhe të mësimeve. Në vitin 1880 në këtë shkollë filluan të aplikohen të gjitha kërkesave mondane. Dhe të gjithë udhëtarët evropianoperëndimor, që vizituan viset e Rodopeve Lindore habiteshin nga niveli i arsimit. Ata çuditeshin si është e mundshme që në një vend të robëruar nga turqit, siç ishte Bullgaria në atë kohë, njerëzit të krijojnë kryevepra të librave dhe hartave shkollore. Në sajë të tregtarëve, të cilët e kryqëzuan vendin dhe dinin për çfarë kishin nevojë në vendbanimet e veçanta, librat shkollorë arrinin te nxënësit.”

Një nga librat e parë shkollorë në Zllatograd ishte Ungjilli i priftit Neofit, shkruar në vitin 1859 në Londër. Fshehtas nga kleri grek mësuesi Angell Kirjakov shfrytëzonte këtë ungjill në mësimet e tij. Ai ishte një nga mësuesit e parë në Zllatograd, që mori pjesë në një konferencë të madhe të mësuesve në qytetin Pllovdiv. Në të zyrtarisht u vendos, që në shkollat mësimet të jepen në gjuhën bullgare. kjo ndodh në vitin 1880.

Edhe më sot çdo mësues në qytetin Zllatograd bënë gjithçka të mundshme që të ruajë traditat e lashta arsimore, flaka e të cilave u ndez që në kohën e Rilindjes Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çezma Elia në Nikopoll është e mbuluar me vargje të buta dashurie

E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..

botuar më 25-02-02 9.45.PD

Mbetjet e instalimeve ushtarake romake nga shekulli I japin informacion të ri për jetën pranë qytetit danubian Llom

Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..

botuar më 25-01-26 6.45.PD

Në Vraca do të prezantohet një film dokumentar për zbulimin e relikteve të Joan Pagëzorit

Këtë vit bëhen pesëmbëdhjetë vjet nga zbulimi i relikteve të Shën Joan Pagëzorit, Pararendësit, gjatë gërmimeve në ishullin Sozopoll nga një ekip i arkeologut Prof. Dr. Kazimir Popkonstantinov. Autenticiteti i zbulimit në mbetjet e manastirit mesjetar të..

botuar më 25-01-24 8.20.PD