Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare po zgjeron auditorin e vet

Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Valeri Todorov paraqiti botimin kushtuar 75 vjetorit të RKB. Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Kallina Stançeva – drejtorja e programit “Horizont”, Stefan Radovanov – drejtori programor i RKB, Pauliana Novakova – drejtorja e programit “Hristo Botev”, Millena Dajnova – producente në “Radio Sofjen”
Foto: Gergana Avxhieva
Radioja Kombëtare Bullgare gëzon një vëmendje në rritje nga ana e auditorit. Këtë e tregojnë studimet e agjencisë “Market Links” të radio auditorit në vend gjatë muajit gusht. Në krahasim me qershorin, kur ka qenë studimi i mëparshëm, programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare - lider në eterin vendas, ka shtuar auditorin e vet mujor me 2.3% dhe është kërkuar prej 32.3% nga dëgjuesit. Programi për kulturë “Hristo Botev” mesatarisht në ditë është zgjedhur prej 115 447 veta - rezultati më i lartë për 3 vjetët e fundit, dhe kjo pikërisht në muajin e pushimeve. Programi i kryeqytetit “Radio Sofja” e ka dyfishuar auditorin e vet mujor. Këto rezultate u shpallën në konferencën e shtypit në medien shoqërore. Në të drejtorët dhe producentët e programeve treguan për ndryshimet në përmbajtjen dhe tingëllimin e plotë të tyre, të përshtatur me nevojat e dëgjuesve. Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Valeri Todorov vuri në dukje, se do të vazhdojë zhvillimi i rrjetit paraprak në vend. Gjatë 2 vjetëve të fundit janë zgjidhur problemet më të rëndësishme, lidhur me mbulimin e programeve të radios, përfshi dhe të radio stacionet regjionale. por në zona të caktuara akoma ka njolla të bardha. “Por vet fakti se, mundëm pa një investim suplementar të vëmë në veprim mbi 60 transmetues, është tregues për përpjesëtimin me të cilin punojmë” - vuri në dukje ai.
“Do të duhet të zbulojmë komplekset e reja të programit “Horizont” dhe programi “Hristo Botev”. Ato janë të pajisur me radioteknologjitë më moderne, me program të softuerit Dalet+, që jep mundësi të mëdha për një punë të shpejtë dhe operative me arkivat muzikore, me tekstet - tha Valeri Todorov. Do të përmirësohet sinkroni midis programeve tona dhe internet sajtin e Radios Kombëtare Bullgare, i cili zhvillohet si një media e dytë interaktive. Po e përgatisim sajtin dhe faqen financiare. Mendojmë që në bashkëpunim me institucionet e specializuara financiare të japim një informatë më të detajizuar për auditorin në Bullgari dhe jashtë shtetit. Radioja Kombëtare Bullgare është media e vetme në vend, e cila transmeton në 11 gjuhë. Do të vazhdojë zhvillimi i teknologjive të reja në transmetimet e valëve të shkurtra për jashtë shtetit dhe të transmetimeve në rrugë shifrore”.

Radioja Kombëtare gjithnjë e më shumë po drejtohet dhe drejt auditorit të rinisë. Një nga shembujt për një dialog interesant me të rinjtë është festivali “Allarma pënk xhaz” të programit “Hristo Botev”. “Duam të intrigojmë auditorin e rinisë kryesisht përmes sajtit tonë në internet, i cili është në proces të rinimit. Në të planifikojmë të bëjmë dhe një program të specializuar, i cili i përgjigjet interesave muzikore të dëgjuesve tanë të rinj” - tha Stefan Radovanov, drejtor programor i Radios Kombëtare Bullgare.

Në konferencën e shtypit u paraqit botimi i cili i kushtohet 75 vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare. Ai tregon për medien dhe për 10 programet e saj, për grupet muzikore dhe për arkivin e pasur muzikor, për praninë unikale në jetën kulturore të vendit. Libri është një farë llogarie për rinimin gjatë 3 vjetëve të fundit në medie. Në të është e paraqitur dhe Radio Bullgaria, e cila transmeton përditë në ofro 60 orë programe për jashtë shtetit dhe me sajt në 11 gjuhë.

Radioja Kombëtare Bullgare do të jetë organizatore e një forumi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Radio Bullgarisë, të Ministrisë së kulturës dhe të Ministrisë së punëve të jashtme dhe të medieve. Ai do të shqyrtoi çështjen për informatën, nga e cila nevojiten bashkatdhetarët tanë nëpër botë, për temat, tendencat dhe dukuritë, me të cilat vendi ynë mund të jetë interesant për auditorin e huaj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD