Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lidhja midis korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar në BE dhe Bullgari

Një analizë e Qendrës për studimin e demokracisë tregon se korrupsion ka kudo në BE. Sipas nivelit të presionit të korrupsionit mbi institucionet e ndryshme dhe aftësisë për të përballuar këtë dukuri negative për nga 14 tregues vendet nga BE-ja mund të ndahen në 7 grupe. Më pak të prekura nga korrupsioni janë ato në grupin e parë – Danimarka, Finlanda dhe Zvicra. Në grupin e dytë janë Austria, Belgjika, Irlanda, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Spanja dhe Britania e Madhe. Në grupin e tretë është Franca. Estonia, Letonia, Lituania dhe Portugalia janë në grupin e katërt. Çekia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Malta dhe Sllovakia janë në grupin e pestë. Italia është në grupin e gjashtë, kurse Bullgaria bashkë me Poloninë dhe Rumaninë është në grupin e shtatë, ku janë vendet më të prekura nga korrupsioni.

Sipas analizës, instrumenti më i fuqishëm i kriminalitetit të organizuar për ndikim në BE është korrupsioni politik. Mirëpo më i përhapur është presioni i korrupsionit nga grupet kriminele mbi polici dhe autoritetin vendor. Qëllimi kryesor i korrupsionit policor është marrja e informacionit për hetime të filluara, për komprometimin e konkurrentëve në biznes etj. Në shumicën e vendeve anëtare korrupsioni në sistemin gjyqësor ose në administratën doganore përdoret më rrallë nga kriminaliteti i organizuar.

Bullgaria është ndër vendet me korrupsion më të përhapur, tregojnë të dhënat në raport. Për shembull policët tanë rrugorë marrin 100 000 ryshfete në muaj, por për këtë kanë faj dhe vetë bullgarët, të cilët preferojnë të japin ryshfetin, që të mos kenë probleme më tej, dhe në këtë mënyrë gjithashtu kryejnë krim, është i mendimit ministri i brendshëm Cvetan Cvetanov. Mirëpo sipas fjalëve të tij:

“Korrupsioni më i rrezikshëm në polici është kur kriminaliteti i organizuar mund të përdorë informacion nga Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme në dobi të tij. Zgjidhja e këtij problemi është puna në një ekip të vogël dhe kufizimi i mundësisë për përhapjen e informacionit.”

Për Radio Bullgarinë Rusllan Stefanov nga Qendra për studimin e demokracisë shpjegoi se në disa vende evropiane, që të ruhet autoriteti i institucioneve të tyre, nuk flitet haptazi për korrupsionin dhe për këtë shkak krahasimi midis nesh dhe këtyre vendeve është relativ. Prandaj raporti i rekomandon Komisionit Evropian për të krijuar një mekanizëm për vëzhgim të korrupsionit.

Sipas Rusllan Stefanovit pas shpalljes së rezultateve të studimeve të Qendrës për studimin e demokracisë mund të bëhen këto konkluzione:

“Bullgaria mbetet ndër vendet, të cilat janë më të prekura sa i përket lidhjes midis kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo gjendet njëkohësisht në dy grupe të mëdha – në atë të Evropës Jugore dhe në atë të Evropës Lindore. Në Bullgari gërshetohen mungesa e institucioneve të tregut dhe e rregulloreve të vendosura, karakteristike për vendet nga Evropa Lindore nga njëra anë, dhe kultura e joformalitetit më të madh në Evropën Jugore nga ana tjetër. Nga kjo pikëpamje mund të thuhet se Bullgaria me të vërtetë është ndër vendet me nivel më të madh të simbiozës midis korrupsionit dhe kriminalitetit, por ajo nuk është shteti i vetëm në këtë drejtim” – është kategorik eksperti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD