Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat bullgare po përfshihen në projektin “Dhoma të lidhura shkolle”

Ministri i arsimit Sergej Ignatov dhe drejtori i Këshillit Britanik në Bullgari Toni Bëkbi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Klasa të lidhura shkolle”
Foto: BTA
Nxënësit bullgarë bashkë me moshatarë të tyre nga jashtë do të mësojnë së bashku, që të bëhen “shtetas të botës”. Kjo do të bëhet në kuadrin e projektit ndërkombëtar “Klasa të lidhura shkolle”.

Starti i tij u vu zyrtarisht më 13 janar, kur ministri i arsimit Sergej Ignatov dhe drejtori i Këshillit Britanik në Bullgari Toni Bëkbi nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim. Projekti përfshin 20 shtete evropiane dhe gjithsej mbi 60 shtete në mbarë botën. Qëllimi i tij është që të krijojë mundësi për arsim ndërkulturor. Gjatë vitit 2011 në projektin “Dhoma të lidhura shkolle” do të përfshihen 10 shkolla nga bashkitë e Dimitrovgradit dhe Vidinit. Gjatë dy viteve të ardhshme do të përfshihen akoma 20 shkolla nga rajonet e tjera të vendit. Nxënësit bullgarë do të jenë partnerë me moshatarë të tyre nga Britania e Madhe, Rusia, Izraeli dhe Italia. Ata do të komunikojnë njëri me tjetrin dhe do të shkëmbejnë informacion dhe programe arsimore nëpërmjet platformës Live@Edu, që është siguruar falas nga Microsoft dhe mund të përdoret në çdo një prej gjuhëve vendase.

“Lidhja e dhomave të shkollës do të çojë deri në disa efekte pozitive – tha ministri Ignatov. – Së pari do të zvogëlohet dallimi midis qendrave tradicionalisht të fuqishme të arsimit dhe atyre, të cilat janë më prapa. Kjo do të çojë gjithashtu deri në barazimin e standardeve, do t’u japë përgjigje shumë pyetjeve rreth rolit të ri të mësuesit dhe nxënësit në kohën tonë. Do të krijohen mundësi për zbulimin e talenteve të të rinjve në qytetet më të vogla dhe fshatrat bullgare. Më e rëndësishmja është se projekti “Dhoma të lidhura shkolle” do t’i vërë fund provincializmit dhe ky mosbesim ndaj të tjerëve, i cili nganjëherë shndërrohet madje në urrejtje, do të zhduket. Në fakt do të kemi një shkëmbim të frytshëm përvoje në arsim, sepse në çdo një vend ka diçka pozitive.”

“Në vitin e jubileut të 20-të të Këshillit Britanik në Bullgari ky projekt është akoma një shembull i qartë i vendosjes së një partneriteti të qëndrueshëm”, deklaroi Toni Bëkbi dhe shtoi: “Kjo është një marrëveshje, e cila tregon se sa të rëndësishme janë për ne lidhjet kulturore. Për mendimin tim kjo marrëveshje pasqyron gjithashtu dëshirën tonë të ndërsjellë për t’u dhënë të rinjve horizonte të reja bashkëpunimi në një kontekst ndërkombëtar, një përgatitje më të mirë për të jetuar në një shoqëri globale dhe në kushtet e ekonomisë globale.”

Ndër veprimtaritë e parashikuara në kuadrin e projektit janë ndihma ndaj vendosjes së partneriteteve, ndaj zhvillimit profesional të mësuesve, arsimimit të liderëve të rinj, inkurajimit të përdorimit të teknologjive bashkëkohore, përfshirjes së nxënësve nga shtresat e dobëta sociale dhe nga grupet e minoriteteve. Më shumë hollësi për qëllimet e projektit “Dhoma të lidhura shkolle” na solli Krasimira Tançeva nga Këshilli Britanik, koordinatore e projektit:

“Qëllimi i këtij projekti është që të shtojë diçka më të ndryshme në procesin mësimor në kuadrin e Evropës, për shembull tema, të cilat i motivojnë dhe i frymëzojnë të rinjtë, i bëjnë më aktivë. Format interaktive janë diçka të frytshme për formimin e qytetarëve të rinj të Evropës. Ato do t’i përgatitin më mirë, do t’u japin mundësi për të punuar në ekip sipas kërkesave evropiane, sepse sot nuk mjafton vetëm të punosh në një ekip, duhet të mund të komunikosh me kultura të ndryshme. Kjo, që ata do të mësojnë, është se nuk duhet të ketë stereotipa për kulturat e ndryshme, por se ato duhet të njihen.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD