“Ka një tendencë të qëndrueshme sipas kësaj statistike: rritet pjesa e gërmimeve për mbrojtjen e objekteve arkeologjike në vendet, ku zbatohen projektet e mëdha infrastrukturore – thotë arkeologu. – Nga ana tjetër pjesa e studimeve të planifikuara gradualisht ulet. Një tendencë tjetër e qëndrueshme është se Bullgaria Jugore tërheq vëmendjen e arkeologëve më shumë sesa pjesa veriore e vendit. Arsyeja për këtë janë projektet më të mëdha infrastrukturore, të cilat zhvillohen në Bullgarinë Jugore. Bullgaria Veriore, po ashtu dhe bregu i Detit të Zi, mbeten prapa në këtë drejtim. Shihet se atje investimet janë më pak.”
Në ekspozitë marrin pjesë 25 muze nga tërë vendi me zbulimet e tyre të reja. Në të mund të shihen zbulime nga shpella Kozarinka, Bullgari Verilindore, mosha e së cilës është mbi 1 mln. vjet. Në këtë shpellë, po ashtu dhe në një tjetër të këtij rajoni – Redaka, punojnë ekipe bullgaro-franceze. Në shpellën Redaka janë zbuluar sende prej stralli, të cilat i kishin përdorur njerëzit të lashtë para 30 mijë vjetëve. Enë të bukura prej qeramike nga neoliti i vonë janë zbuluar pranë fshatrave Haxhidimitrovo dhe Sërnevo, Bullgari Jugore. Ato dëshmojnë për imagjinatën dhe potencialin artistik të krijuesve të tyre. Epoka e gurit dhe e bakrit është prezantuar me stolisje dhe figura interesante të njerëzve dhe kafshëve. Vizituesi mund shohë vegla prej guri, të cilat janë përdorur nga njerëzit në minierën për nxjerrjen e arit në Ada tepe në malin Rodope. Kjo minierë është më e hershme, e njohur në Evropë prej 3 500 vjetëve. Një fragment nga një diademë prej ari është zbuluar në një varrezë trake pranë fshatit Bratja Daskalovi, Bullgari Qendrore.
Zbulime nga Trapezica e Mesjetës, Veliko Tërnovo
Këto janë vetëm pjesë e eksponateve të prezantuara. Në ekspozitë mund të shikohen artefakte të ndryshme nga Mesjeta Bullgare, nga kryeqytetet e atëhershme Plliska, Veliki Presllav, Veliko Tërnovo. Eja çfarë tha për studimet e sivjetshme në rajonin e Velliki Presllavit docentja Margarita Vaklinova: “Gjetëm shumë sende interesante, ndër të cilat dallohen disa vula plumbi për korrespondencën e mbretit bullgar Simeon (nga periudha e viteve 893-927). Ishin gjetur edhe artefakte nga bazilika e madhe e qytetit, sende shtëpiake, armatim, sasi të madhe monedhash nga epoka të ndryshme etj. Ato tregojnë sa e madhe ishte qendra kulturore Veliki Presllav gjatë shekujve, kur tashmë nuk ishte kryeqytet. Qyteti u pushtua nga osmanët në shekullin e XIV-të dhe ky ishte fundi i tij. Rrënojat e tij edhe sot përmendin për lavdinë e dikurshme të madhe të Velliki Presllavit.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova dhe Anna Kapitanova
Në Bullgari, kur flasim për një person me fat të keq, shpesh themi: "Oh, çfarë Marko Totev është!". Por kush është në të vërtetë Marko Totev dhe si u bë emri i tij një përkufizim i njohur për një njeri, fati i të cilit vazhdon të dështojë?..
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Në besimet popullore, Shën Gjergji është vëllai binjak më i vogël i Shën Dhimitrit. Etnografët i përshkruajnë ata si imazhe të kristianizuara të..