Kontradiktore janë sinjalet për luftën kundër korrupsionit në Bullgari gjatë vitit 2010, mendojnë ekspertët nga Qendra për zhvillim të demokracisë. Nëse qeveria arriti suksese në kufizimin e korrupsionit administrativ, për sa i përket kundërveprimit të korrupsionit në pushtet nuk ka ndryshime të konsiderueshme. Gjatë vitit 2010 u pakësua presioni korruptues i administratës mbi popullsinë dhe kjo çoi në pakësimin e ryshfeteve. Ndërsa gjatë vitit 2008 numri mesatar i rasteve për muaj ka qenë 176 mijë, gjatë vitit të kaluar ato janë pakësuar përgjysmë. Këtë e tregojnë rezultatet e Sistemit për monitorim të korrupsionit, të cilin Qendra për zhvillim të demokracisë e zhvillon për vit të trembëdhjetë të radhës. Sipas qytetarëve bullgarë dobia nga korrupsioni pakësohet, si edhe nevoja për të dhënë ryshfete. Sipas analizatorëve kjo do të thotë se në Bullgari gradualisht imponohet kultura e padurueshmërisë ndaj praktikave të korrupsionit. Por nuk është ashtu në fushën e biznesit, ku ryshfetet ende janë një praktikë e përhapur. Gjatë të tre muajve të fundit të vitit 2010 çdo firmë e gjashtë, e cila ka kontaktuar me administratën, ka dhënë ryshfet për të marrë ndonjë shërbim ose për të shmangur ndëshkime. Ja si eksperti nga Qendra për zhvillim të demokracisë Ruslan Stefanov shpjegon nivelin e ndryshëm të korrupsionit te qytetarët dhe biznesi.
“Shkaqet për këtë, sipas nesh, janë dy. Faktori i parë është ndikimi i ndryshëm i krizës mbi popullsi dhe biznes. Ajo shfaqet në mënyrë të ndryshme. Kriza pakësoi të ardhurat e njerëzve dhe përkatësisht mundësinë dhe gatishmërinë e tyre të propozojnë ryshfete. Te administrata ajo pakësoi gatishmërinë të merren ryshfete, sepse një sanksion eventual dhe humbja e vendit të punës do të kenë pasoja më të rënda – tani është më e vështirë të gjesh një punë të re, sesa gjatë vitit 2008 për shembull. Nga ana tjetër kontrolli nga ana e administratës është më i madh dhe kjo forcoi frikën e popullsisë, por gjithashtu të nëpunësve, se veprimet e korrupsionit mund të kapen dhe të ketë ndëshkim. Në biznes gjërat janë të ndryshme. Faktorët e lartpërmendur janë të vlefshëm, por nga ana tjetër kriza e bëri biznesin më të varur nga administrata shtetërore. Për shembull mbijetesa e firmave në fushën e ndërtimit gjatë vitit 2010 varej tërësisht nga sektori shtetëror, domethënë deri sa këto firma kanë akses në prokurimet publike. Po të shikojmë dinamikën e korrupsionit midis biznesit dhe administratës, do të shohim se në praktikë ulja e madhe e korrupsionit u bë gjatë vitit 2007, pas aderimit të vendit tonë në BE. Një nga shkaqet është heqja e kontrollit të doganave, ku korrupsioni ishte më i madh. Nga ana tjetër kjo tregon se biznesi bëhet më i pavarur nga shteti, sepse ka mundësi për zhvillim dhe për tregje të reja.”
Sipas ekspertëve duhet të aplikohen masa për një transparencë më të madhe, të cilat të çojnë në pakësimin e potencialit të presionit të korrupsionit. Si një praktikë të mirë ata tregojnë publikimin e informatës financiare për projektet që financohen me mjete të BE-së. Hapi tjetër duhet të jetë publikimi i të gjitha kontratave për prokurime publike, mendojnë ekspertët nga Qendra për zhvillim të demokracisë.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..