Ushqim, rrobe, teknikë të bardhë dhe të zezë, korrent, ujë, ngrohje, telefon... Që të gjithë ne jemi konsumatorë të mallrave dhe të shërbimeve. Shitje-bjerja është një pjesë e pandarë nga jetesa, por rastis të mbetemi të zhgënjyer dhe atëherë mundësitë janë dy. E para siç thotë populli, “të pimë një ujë të ftohtë”, me fjalë të tjera të mësohemi me humbjen, e dyta – të kërkojmë të drejtat tona si konsumatorë. Ta zgjedhim atë na ftojnë nga asociacioni kombëtar bullgar “Konsumatorë Aktivë”. Apeli i tyre është në lidhje me shënimin e 15 marsit – Dita Botërore e konsumatorëve, e cila gjatë këtij viti është nën titullin “Njihuni me të drejtat tuaja! Shfrytëzohuni prej tyre!”. Por del se, bullgarët nuk i njohim mirë të drejtat tona të konsumatorit, nuk jemi të aftë ti mbrojmë deri në fund, kurse mundësitë tona prej konsumatori janë mjaft të ngushtuara. Këto si dhe fakte të tjera rreth kulturës tonë konsumatori shpalli në një konferencë të posaçme shtypi Bogomill Nikollov – drejtor ekzekutiv i asociacionit kombëtar bullgar “Konsumatorë Aktivë”. Ai citon të dhënat e nxjerra zyrtarisht gjatë javës së kaluar nga studimi i Komisionit Evropian mbi çështjet e konsumit dhe të të drejtave të konsumatorit në Bashkimin Evropian,sipas së cilës:
“Bullgaria është në vend të fundit në Bashkimin Evropian për nga masa e mjeteve, të cilat i ndan shteti për financimin e organizatave, të cilat punojnë për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve – thotë Bogomill Nikollov. Bëhet fjalë për 3 euro për vit në 1000 banues. Për krahasim, në Luksemburg, ku kultura e konsumatorëve dhe mbrojtja e të drejtave të konsumit janë në nivelin më të lartë, ndahen 2 112 euro. Gjërat janë po kaq keq dhe në qoftë se krahasohemi me shtete nga blloku lindor si Çekia dhe Hungaria për shembull. Çekia ndan për financimin e organizatave të veta konsumatore nga 56 euro në 1000 veta për frymë, Hungaria – 107 euro. Kjo patjetër që është një pengesë për ne, sepse, sistemi i fortë dhe efektiv për mbrojtje të konsumatorëve është mjeti më i lirë për ndërtimin e një tregu stabil dhe imponimin e rregullave të konkurrencës në biznes, të cilët janë dhe njëfarë garant për cilësinë e shërbimeve dhe të mallrave të propozuara.”
Aksent në studim është besimi i konsumatorëve sa i përket parrezikshmërisë të ushqimeve të propozuara. 46% nga bullgarët e anketuar kanë shprehur mendimin se, produktet ushqimore të propozuara në Bullgari nuk u përgjigjen standardeve evropiane për cilësi dhe parrezikshmëri. Vetëm në Rumani kjo përqindje është më e lartë, kurse më të qetë për cilësinë e mallrave ushqimore janë përsëri qytetarët e Luksemburgut.
Nga studimi i Komisionit Evropian bëhet e qartë po kështu se, njerëzit, të cilët ndihen të mbrojtur nga masat ekzistuese për mbrojtje të konsumatorëve në Bullgari, janë mezi 27%, gjatë një vlere mesatare për Bashkimin Evropian prej 57%. Dhe akoma – vendimet gjyqësore në fushën e të drejtave të konsumatorit në Bullgari për vitin 2009 kanë qenë 7 gjatë 3 766 në Francë dhe 2 574 në Britaninë e Madhe:
“Akoma një problem i madh për ne si konsumatorë është prania deri tek drejtësia – mendon Bogomill Nikollov. Shkaqet janë të shumta, por në vend të parë është çmimi i një procedure të tillë ose të një procesi gjyqësor, si dhe koha të cilën e kërkon ajo. Shumë nga njerëzit shqetësohen se, kërkesat gjyqësore do tu kushtojnë në herë më shumë se dëmi të cilin e kanë pësuar si konsumatorë të gënjyer.”
Marrëveshje të paqarta, ulje jo reale, çmime zhgënjyese..Gjithë këto shkaqe për një mos kënaqësi konsumatori. Më e vështirë për konsumatorët në Bullgari mbetet lufta me firmat –monopoliste, mes të cilave e Korrentit, e Ujit, dhe e Ngrohjes Qendrore... Mbi gjysmë milionë bullgarë u përfshinë në internet ankesën kundrejt tyre, të ndërmarrë me iniciativë të Lëvizjes Qytetare SOT. Janë hapur dhe pika në të gjithë vendin me libra “Lajmëro për shqetësimin! Sinjalizo SOT!” , në të cilat njerëzit i përshkruajnë problemet e tyre dhe japin sinjale për llogaritë e zmadhuara dhe cilësinë e keqe të shërbimeve të ofruara nga monopolistët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..