Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë humb dhe çfarë përfiton Bullgaria nga aderimi i saj në paktin “Euro plus”

Sipas analizatorit ekonomik Georgi Angellov në paktin “Euro plus” nuk përfshihen interesat dhe pikëpamjet e vendeve të Evropës Lindore.
Foto: BGNES
Bullgaria hyri në paktin “Euro plus” bashkë me Danimarkën, Poloninë, Rumaninë, Lituaninë, Letoninë. Megjithëse këto vende janë jashtë Eurozonës ato e përkrahën dokumentin e miratuar nga BE-ja. Mirëpo katër shtete refuzuan të hyjnë në paktin “Euro plus”. Këto janë Britania e Madhe, Suedia, Çekia dhe Hungaria. Pakti është një marrëveshje ndërqeveritare, e cila garanton akses në mekanizmin shpëtimtar evropian. Nga viti 2013 ato do të disponojë një resurs prej 700 miliardë eurosh. Marrëveshja parashikon ndalime ligjore kundër borxheve shtetërore mbi 60 për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto, koordinim të politikës fiskale, lidhje të rrogave me prodhueshmërinë e punës dhe të moshës së pensionimit me vazhdimësinë e jetës.

Megjithëse Bullgaria është në vendin e fundit për nga rrogat dhe prodhueshmëria e punës, ajo është ndër 27 vendet e para për nga disiplina fiskale. Deficiti buxhetor i vendit është pak mbi atë të kufizuar nga BE-ja – 3 për qind. Përveç kësaj Bullgaria është e para ndër 27 vendet e BE-së për nga ulja e borxhit shtetëror ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto për dhjetë vitet e fundit, kurse gjatë vitit të kaluar ajo u radhit në vend të dytë për nga ky tregues. Tatimi korporativ te ne është vetëm 10 për qind. Bullgaria do të kërkojë të ruajë politikën e saj tatimore.

Çfarë humb dhe çfarë përfiton Bullgaria nga aderimi i saj në paktin “Euro plus”?

“Pakti “Euro plus” nuk është diskutuar nga vendet evropiano lindore dhe ai nuk përfshin interesin e tyre dhe pikëpamjen e tyre – komentoi analizatorit ekonomik Georgi Angellov. – Së pari bëhet fjalë për harmonizimin tatimor. Ne nuk kemi interes ta përkrahim harmonizimin, duke pasur parasysh se tashmë vuajmë nga barazimi i akcizave. Për gjermanin 30 centë akcizë mbi lëndën djegëse nuk është shumë, por për bullgarin këta 30 centë janë jashtëzakonisht shumë duke pasur parasysh pagat tona të ulëta. Kështu qe tani për tani ne nuk kemi interes ta përkrahim harmonizimin. Problemi tjetër është lidhur me të ashtuquajturën “matje të aftësisë për konkurrencë” – në fakt do të krahasohet rritja e pagave. Në qoftë se në një vend rrogat rriten më shpejt, sipas paktit ka ndonjë problem, por disa vende në BE janë të varfra dhe ka nevojë për rritjen më të shpejt të rrogave. Kjo nuk është përfshirë në pakt.”

Në fakt pakti “Euro plus” u krijua për shkak të mekanizmit shpëtimtar të Eurozonës. Vendet me borxhe dhe deficite buxhetore nga BE-ja i bënë kreditorët kryesorë për të aplikuar këtë metodë, sepse u pa se që të ketë një valutë të përbashkët stabile, duhet të ketë rregullim të detyrueshëm të rregullave.

“Për një shkak të paqartë vendet më të varfra si Bullgaria dhe Rumania do të paguajnë më shumë si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto – komentoi analizatori ekonomik. – Ne kemi ndërmarrë angazhimin për garanci deri në 6.1 miliardë euro në Paktin për shpëtimin e Eurozonës. Kjo do të thotë se çdo herë kur një shtet falimenton ne do të duhet të paguajmë gjithnjë e më shumë, që të mund t’i shpëtojë ky fond vendet e falimentuara. Ndoshta ka nevojë për një fond të tillë, por pse Bullgaria dhe vendet më të varfra të investojnë më shumë në të? Në fund të fundit do të mund të kërkohet ndryshim i formulës së llogaritjeve. Domethënë ne mund të kërkojmë që Bullgaria si vendi më i varfër, e cila nuk është pjesë e Eurozonës dhe nuk ka faj për problemet atje, të mos paguajë aq shumë. Në qoftë se angazhimi ynë i tanishëm prej mbi 6 miliardë eurosh mbetet, praktikisht nuk do të ketë kuptim nga hyrja jonë në Eurozonë, sepse do të humbim më shumë, sesa po të mbetemi jashtë saj. Për ne është e rëndësishme të hyjmë në Eurozonë, por pa një ngarkim aq të madh të ekonomisë.”

A mos bëjmë shumë sakrifica për shkak të ambicies sonë të hyjmë në Eurozonë?

“Deri diku është kështu. Jemi të qartë se pakti i euros dhe fondi shpëtimtar nuk i përgjigjen interesit tonë kombëtar, por ne i pranojmë pa kritika – vazhdon Georgi Angellov. – Madje pa marrë premtime për hyrje më të shpejtë në Eurozonë ose në Shengen, ne u themi “po” të gjitha kërkesave, pa menduar për interesin tonë kombëtar. Madje grekët, të cilët falimentuan, e përkrahën paktin e euros dhe fondin shpëtimtar, por me kusht se do të ulet përqindja e interesit. Ndërsa ne po përkrahim gjithçka, pa marrë asnjë premtim.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD