Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e fëmijëve në internet

Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët që të përdorin internetin në mënyrë të sigurt.
Foto: BGNES
Interneti është një pjesë e pandarë e jetës së fëmijëve dhe të të rinjve bashkëkohorë. Prej një moshe shumë të vogël ata janë të aftë në punën me miun dhe tastierën kompjuterike, më parë për të luajtur dhe pastaj për t’i kushtuar botës së pakufishme të rrjetit social. Megjithëse interneti konsiderohet nga të rinjtë si një mjet i komunikimit të shpejtë, i cili nuk varet nga koha dhe hapësira, rrjeti është edhe një mjet argëtimi, nëpërmjet të cilit këmbehen informacione dhe fotografi, po ashtu dhe një burim i pasosur i njohurive të reja. Duhet marrë parasysh faktin se hapësira virtuale fsheh disa rreziqe për brezin e ri. Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët që të përdorin internetin në mënyrë të sigurt. Kjo nuk do të thotë se duhet kufizuar krejtësisht hyrjen në internet, sepse sipas psikologut Ivan Igov ndalimi përkatës mund të çojë në ndërprerjen e lidhjes mes fëmijëve dhe prindërve.

“Në vend të parë duhet të dihet çfarë mund të gjendet në hapësirën e internetit dhe ku të kërkohet. Sidomos kur fëmijët janë të vegjël dhe sapo fillojnë të punojnë me kompjuterin, prindërit duhet të kufizojnë hyrjen në sajte me përmbajte jo të përshtatshme për moshën e tyre, duke instaluar për këtë qëllim programe softuerike. Po ashtu duhet t’i mësojmë se cilat janë gjërat e dobishme në internet dhe si të përdorin rrjetet e ndryshme sociale, pa vënë në to të dhëna personale, të cilat eventualisht mund të keqpërdoren. Fëmijët duhet ta dinë si t’u përgjigjen kërkesave të miqësisë së të panjohurve, të cilët mund të dalin pedofilë ose të tjerë. Duhet t’u shpjegojmë të rinjve se komunikimi nëpërmjet internetit është i rëndësishëm, por marrëdhëniet ballë për ballë ia vlejnë më shumë. Patjetër duhet sqaruar faktin se në vend të parë interneti është një botë anonime. Këtë që shumica e fëmijëve nuk e dinë është se edhe po të fshinin identitetin e tyre prapa një nofke, përsëri mund të jenë ndjekur në rrugën elektronike.”

Shumë shqetësuese është statistika sipas së cilës vetëm 15 për qind e prindërve janë në dijeni me rreziqet dhe në veçanti me të ashtuquajturin “cyberbullying”, që do të thotë dhunë nëpërmjet internetit. Të dhënat janë nga studimi i vitit të kaluar, i bërë në kuadrin e projektit të përbashkët të UNICEF-it dhe Shoqatës së psikologëve “Shkolla pa dhunë”. Sipas psikologut Ivan Igov përpjekjet duhet t’u drejtohen jo vetëm fëmijëve, ndërsa edhe të rriturve.

“Këtë që duhet ta dinë prindërit është që kompjuterët dhe hapësira cyber janë një pjesë e jetës së fëmijëve – sqaron Ivan Igovi. – Mbase ky është dallimi kryesor mes brezave të ndryshëm. Ne jemi rritur pa kompjuterë, pa celularë dhe mund ta përfytyrojmë botën pa teknologjinë bashkëkohore, por fëmijët tanë nuk e kuptojnë këtë. Duke marrë parasysh faktin se nuk mund t’ua ndalojmë fëmijëve përdorimin e internetit, ne duhet t’i mësojmë se si ta përdorin. Në qoftë se prindërit nuk janë të aftë për këtë punë, atëherë programet shkollore mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e hapësirës virtuale. Ne botuam një libër drejtuar prindërve, i cili mund të gjendet në sajtin e UNICEF-it – Bullgaria. Në të shpjegohen qartë veçoritë, të cilat mund të vërehen te sjellja e fëmijëve, kur ata qëndrojë para kompjuterit ose flasin në celular. Tendenca tjetër shumë shqetësuese është se dhuna e njohur mes fëmijëve në shkollë tashmë po fillon të transferohet nga bota reale në atë virtuale. Kur prindërit nuk ndërhyjnë në mënyrë adekuate në konfliktet mes fëmijëve, atëherë ata e përdorin forcën fizike dhe psikike nëpërmjet rrjeteve sociale dhe celularëve. Shqetësimi i këtij lloji dhune është se nuk ka kufij. Përpara dhuna në shkollë shihej dhe mund të kufizohej brenda ndërtesës, viktima mund të ndihej e sigurt në shtëpi ose gjatë kohës së pushimeve, por sot nuk është kështu. Fatkeqësisht mjetet bashkëkohore, nëpërmjet të cilave realizohen veprimet e dhunshme, hasen në çdo vend dhe mund të përdoren në çdo kohë. E gjithë kjo çon në pasoja të rënda. Arritëm në përfundimin se ne të rriturit nuk jemi të aftë të përballojmë këtë sfidë, d.m.th. problemin e hapësirës cyber.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD