Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ada tepe ndodhet miniera më e vjetër e arit në Evropë

Foto: arkiv
Në Rodopet Lindore, afër qytetit Krumovgrad, në kodrën Ada tepe ka pasur një minierë ari. Nxjerrja e arit atje ka filluar para 3500 vjetëve dhe ajo konsiderohet miniera më e vjetër e metalit të vlershëm në Evropë. Edhe tani në këtë rajon ka shtresa të mëdha ari. Tani vonë qeveria i dha një koncesion 30 vjeçar eksploatimi firmës Balkan Minerals and Mining. Që të ruhet për shkencën e kaluara e kodrës Ada tepe, Instituti Arkeologjik Kombëtar pranë Akademisë Bullgare të Shkencave lidhi marrëveshje me firmën. Ajo financon studimin arkeologjik shpëtimtar të minierës. Sipas udhëheqësit të studimeve d-r Hristo Popov, arkeologët do të punojnë atje deri në fund të vitit 2012, duke mbledhur informatë për minierën e dikurshme. Pra, ata zhvillojnë studime atje tashmë disa vite.

“Ky është një monument arkeologjik i pazakonshëm – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë d-r Popovi. – Atje sikur studioni një ndërmarrje të vjetër. Gjetëm rrënoja të shesheve të punës, instrumente prej guri, me të cilat është nxjerrë dhe përpunuar metali, si edhe enë të ndryshme prej deltine. Me sa duket objekti është punuar vetëm gjatë pranverës dhe verës, gjatë vjeshtës dhe dimrit e ndërprisnin punën. Kemi gjurmë të banesave të punëtorëve brenda minierës, domethënë ata flinin atje, deri sa nxirrnin metalin e vlershëm. Arritëm të saktësojmë periudhën, kur në Ada tepe kanë filluar të nxirrnin ar. Tani për tani ky është monumenti më i hershëm i këtij lloji në Evropë. Miniera të ngjashme ka në ishujt e Greqisë dhe në bregdetin e Egjeut, por ato janë me mbi 800 vjet më të vonshme.”

Dhe një hollësi tjetër interesante – ky lloj arkeologjie është e re për Bullgarinë.

“Me siguri kemi monumente të tjera që mund t’i japin dituri të reja shkencës – vazhdon Hristo Popovi. – Shumë autorë të vjetër pohojnë se trakët kanë qenë xehetarë të mirë. Unë shpresoj se me ndihmën e firmës, e cila financon studimet, do të punojmë për realizimin e një ideje – të krijojmë një muze të vogël për nxjerrjen e xeherorëve. Ai do të tregojë trashëgiminë e tokave tona në këtë fushë – nxjerrja e metaleve me ngjyrë dhe metaleve fisnike. Do të zbulojë edhe këtë aspekt të jetës së trakëve në malin e Rodopeve.”

Në studimet e minierës së lashtë marrin pjesë dhe specialistë gjermanë, sepse objekti është i rëndësishëm jo vetëm për shkencën bullgare, por edhe për historinë evropiane në tërësi. Para disa vitesh Hristo Popovi mori bursë nga fondacioni “Aleksander fon Humbolt” dhe specializoi arkeometalurgji në Gjermani.

“Për sa i përket këtij lloji të arkeologjisë, Gjermania është një nga vendet prijëse gjatë viteve të fundit. Shumë nga projektet ndërkombëtare në këtë fushë janë me pjesëmarrjen e saj, veçanërisht me know-how që aplikohet në shkencë – sqaron Hristo Popovi. – Ka shumë metoda, teknika dhe pajise, me të cilat ne nuk disponojmë. Por në fund të fundit ne jemi në një bashkësi evropiane. Kufijtë janë të hapur për çdo lloj bashkëpunimi. Kështu që puna e përbashkët me kolegët gjermanë ishte një variant i mirë për mua. Kur u ktheva në Bullgari, pamë me udhëheqësin tim shkencor se në Bullgari ka shumë objekte, të cilat meritojnë të studiohen. Në studimin e minierës në Ada tepe marrin pjesë doktorantë dhe studentë nga Bullgaria dhe Gjermania. Kështu që përveç studimeve konkrete, kemi dhe një qëllim tjetër – trajnimi i specialistëve të rinj, të cilët shfaqin interes për këtë lloj arkeologjie, e cila me siguri ka perspektivë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kartëmonedha e parë bullgare – pamja e përparme. Origjinali ruhet në Muzeun Rajonal të Historisë – Gabrovo.

Ekzemplari nr. 000001 – historia e ndërlikuar e kartëmonedhës së parë bullgare

Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..

botuar më 25-08-01 7.00.PD

Një kullë trekëndore prej 1800 vitesh u zbulua pranë Sofjes

Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..

botuar më 25-07-26 8.00.PD
Monumenti në Petrova Niva në malin Stranxha për nder të heronjve të Kryengritjes së Ilindenit

Për vetëmohimin dhe shpengimin në Kryengritjen e Ilindenit

Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..

botuar më 25-07-20 9.05.PD