Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreditë e këqija krijojnë një treg dytësor të pronave

Për të marrë parat e veta nga kredimarrësit bankat shpallin për shitje publike pronat e hipotekuara
Foto: Tanja Harizanova
“Muri i krizës”. Kështu bullgarët i quajnë tabelat me njoftime për shitje publike të pronave të tundshme dhe të patundshme në hyrjet e ndërtesave të gjykatave rajonale. Për shkak të krizës ekonomike dhe financiare shitjet e pronave nga ana e përmbaruesve gjyqësorë privatë u bë një praktikë shumë e përhapur. Ankandet e shpallura në periudhën mars 2010 – mars 2011 janë me vlerë të përbashkët rreth 1 mrld. euro. Rritja është e dyfishtë në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për shkak të rritjes së madhe në fushën e ndërtimit të pronave të patundshme gjatë viteve të mëparshme shumë bullgarë tërhoqën kredi për blerjen e apartamenteve dhe shtëpive. Nga ana e vet sipërmarrësit ndërtuan komplekse dhe hotele të mëdha gjithashtu në sajë të kredive bankare. Kriza preki të gjithët. Kështu shumë pronarë të banesave të blera me kredi hipotekare dhe firma të ndërtimit me detyrime të mëdha ndaj bankave tashmë nuk mund të shlyejnë huat e veta për shkak të mungesës së mjeteve. Për të marrë parat e veta nga kredimarrësit bankat shpallin për shitje publike pronat e hipotekuara nëpërmjet Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. “Çdo një lev i mbledhur nga përmbaruesit gjyqësorë lëshon nga 10 derë më 100 leva (nga 5 deri më 50 euro) anasjelltas në ekonomi” – tha për Radio Bullgarinë përmbaruesi privat dhe anëtar i Dhomës Marian Petkov.

Nga fillimi i këtij viti ankandet për shitje në Dhomën e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë kanë rritur dyfishtë. Nëse gjatë vitit të kaluar ato ishin 700 për muaj, tani ato janë 1200 – 1300 për muaj. Vetëm për tri vjet rritja është 300%. “Akoma nuk disponojmë me statistikë që mund të tregojë sa prej pronave shiten në ankandin e parë”, komentoi Marian Petkov. Për shkak të situatës së rëndë ekonomike shumë prej ankandeve nuk realizohen. Shpesh mungojnë blerës, të cilët kanë mjaft para, në raste të tjera vlerësimi i pronave është më i lartë se sa vlerësimi real.

Çfarë është shkaku për rritjen e ankandeve?

“Shkaqet kryesore janë dy – shpjegoi Marian Petkov. – Njëri është se kur nuk përfundojnë me sukses ankandet përsëriten dhe për një pronë nganjëherë shpallen 3, 4 ose më shumë ankande. Procedura përsëritet deri atëherë kur prona shitet dhe çdoherë tjetër çmimi ulet. Pothuaj nuk ka raste, në të cilat prona të shitet që në ankandin e parë. Shkaku tjetër është rritja 30% e çështjeve gjyqësore për mbledhjen e kredive të këqija. Pasojë e këtyre çështjeve është numri më i madh i pronave të shpallura për shitje.”

Çfarë më shpesh ofrojnë për shitje përmbaruesit gjyqësorë privatë?

Në shumicën e rasteve shiten banesa të hipotekuara dhe prona industriale, tokë për ndërtim, hotele në bregdet. Ka shumë oferta për shitjen e hoteleve, të cilat janë shumë atraktive – për shembull me çmim 250 euro për metër katror. Por për blerjen e një hoteli të tillë ka nevojë për miliona leva dhe pas blerjes gjithashtu ka nevojë për investime. Në këtë kuptim çmimi nuk është aq tërheqës, siç duket në shikim të parë. Ka oferta për shitjen e makinave luksoze dhe motoçikletave, për avionë, anije, jahte, lokale nate, bile për një tanker. Për të mbledhur mjaft para për shlyerjen e kredive ndaj bankave përmbaruesit gjyqësorë privatë shesin orë, makina larëse, piktura, materiale ndërtimi, dele, kuaj e çfarë do qoftë tjetër. Kjo është vetëm një pjesë e gjërave që kërkojnë blerës dhe çmimi i tyre ulet vazhdimisht.

A është e mundshme që bankat të rikthejnë kështu parat e veta nga kreditë e këqija?

“Kështu mblidhet vetëm një pjesë shumë e vogël e borxhit – shpjegoi përmbaruesi gjyqësor privat. – Tani çmimet e pronave ulen dhe shitja nuk mund të sigurojë kthimin e parave të dhëna borxh. Shpesh bankat nuk mund të mbulojnë bile gjysmën e parave që kanë ofruar si kredit. Aktualisht bankat marrin pjesë në shitjet në mënyrë aktive dhe vetë blejnë prona të patundshme. Por më shpejt ose më vonë huadhënësi përsëri duhet të shesin këto prona – d.m.th. ato përsëri do të dalin në treg.”

Pjesëmarrja e bankave në ankandet ka si qëllim që çmimi i pronës të mos ulet më shumë sesa është shuma e lëshuar për kredinë përkatëse. Sepse me çdo një shitje çmimi automatikisht ulet 20%. Specialistët bëjnë shaka duke thënë se për shkak të krizës bankat u bënë agjenci për prona të patundshme, sepse çdo bankë ka krijuar një kompani paralele, e cila merret me këto probleme. Bankat pohojnë se shitja e pronave është hapa e fundit që bëhet atëherë, kur mungon asnjë zgjidhjeje tjetër të problemit. Sepse kështu ato bëhen pronare të qindra pronave të patundshme që nuk mund të shiten në të ardhmen e afërt. Sipas të dhënave të Dhomës së përmbaruesve gjyqësorë privatë gjatë vitit të kaluar në kryeqytet 10% të pronave të patundshme të shpallura për shitje publike tani janë pronë e institucioneve bankare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD