Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vija të portretit të të rinjve në Bullgari

Në fund të javës së kaluar u botuan të dhënat dhe përfundimet e një studimi sociologjik ndër të rinjtë në Bullgari. Në të morën pjesë 1000 veta në moshë nga 18 deri në 30 vjeç. Studimi përvijon drejtimet, në të cilat zhvillohet brezi i ri në Bullgari. Sistemi i vlerave të të rinjve ngre në kult paratë, kurse ëndrrat e tyre janë lidhur me idenë të pasurohen. Njëkohësisht ata janë shumë të varur materialisht nga prindërit e tyre. Të rinjtë janë apolitikë, por shumë kritikë ndaj shtetit. Interesohen për muzikë dhe filma, por vetëm 23% në këtë moment lexojnë një libër, kurse 41% nuk u kujtohet titulli i fundit që kanë lexuar.

21% të të rinjve nuk do të punonin, po të kishin mjaft para, por 67% do të punonin, madje po të kishin mjaft mjete financiare. Çfarë lloj pune preferojnë të rinjtë? 69% preferojnë një punë me rrogë të madhe sesa një punë interesante. 20% do të zgjidhnin një punë interesante me pagim më të ulët. Dihet se gjatë viteve të fundit procesi i emigrimit është shumë i fortë në Bullgari dhe ai prek më tepër të rinjtë. 27% të të anketuarve pohojnë se papunësia është një motiv të largohen nga Bullgaria, 15% do të emigronin për shkak të standardit më të mirë të jetesës në Evropë.

Çfarë është angazhimi social dhe politik i bullgarëve të rinj? 55% të të anketuarve thonë se nuk interesohen për politikën. Pak mbi 30% ndonjëherë dëgjojnë lajmet, vetëm 6% interesohen aktivisht për proceset politike tek ne. Njëkohësisht të rinjtë janë shumë kritikë ndaj shtetit. 78% mendojnë se shteti nuk kujdeset mjaft për ta. 70% janë të mendimit se në vendin tonë njerëzit nuk janë të barabartë para ligjit, kurse 60% thonë se iniciativa personale nuk stimulohet në Bullgari.

Qëndrimet e të rinjve për sjelljen e tyre janë lidhur me lirinë, por në përfytyrimet e tyre për lirinë ka shtrembërime. “Në Bullgari të rinjtë janë të lirë psikologjikisht, por mbeten të varur materialisht nga prindërit e tyre. Ata jetojnë në shtëpinë e prindërve deri vonë”, komenton sociologu Petër-Emil Mitev, udhëheqës i studimit për zhvillimin e të rinjve në Bullgari.

Për sa i përket gjendjes familjare, të rinjtë preferojnë bashkëjetesën, sesa të lidhin martesë. Ka dhe mendime krejt ekstreme. Një pjesëmarrës në anketë pohon se “martesa duket një nga ankthet më të mëdha tët ë rinjve”. Vajzat e lidhin martesën më tepër me dëshirën të mbajnë fustanin e nusërisë.

Për sa i përket artit, muzika është lloji më i preferuar. Një e treta e të anketuarve dëgjojnë muzikë, 20% janë adhuruesit e kinemasë, gjysma prej tyre shikojnë më tepër filma amerikanë. 23% aktualisht lexojnë një libër, por 41% nuk u kujtohet cili është libri i fundit që kanë lexuar.

19% të të anketuarve merren me sport rregullisht, por autorët e studimit theksojnë se për sa i përket sportit, ka mendime të polarizuara. Të rinjtë nuk merren me sport fare ose për ta sporti është si një mani. Sporti më i përhapur është futbolli – 15% të të anketuarve luajnë futboll rregullisht. 10% preferojnë fitnesin, 7% vrapojnë në park.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD