© Foto: Maria Peeva
Pop, rok, folk, R&B dhe dance – shumëllojshmëria e stileve të ndryshme muzikore tingëlloi nga skena e koncertit në qendrën e Sofjes. Mirëpo çfarë në fakt është muzika e sotme ballkanike? Përgjigjën e kësaj pyetje dhanë dy nga artistët të cilët u bënë simbole të muzikës ballkanike – Esma Rexhepova dhe Goran Bregoviç.
“Muzika në vendet e Ballkanit është shumë e ngjashme, kemi ritme të njëjta. Dhe megjithëse kishim konflikte midis njeri-tjetrit, ne duam të këndojmë dhe të vallëzojmë së bashku. Sot muzika ballkanike dëgjohet shumë. Unë personalisht kam afro 300 koncerte për vit. Kontribut të madh për popullarizimin e muzikës ballkanike kanë dhe mediat, në saj të të cilave muzika jonë u bë e njohur në terë botën.” – vuri në dukje Esma Rexhepova, e cila ishte mike e posaçme e çmimeve ballkanike.
© Foto: Maria Peeva
“Për herë të parë vëzhgojmë, se muzika jonë ndikon mbi muzikën moderne në plan botëror. Çmimet muzikore ballkanike janë të rëndësishme, sepse bota mund të shikojë se ne kemi diçka të përbashkët, një stil të vet, që ndodh vështirë në Ballkan. Në krahasim me kulturat e mëdha ne jemi një kulturë e vogël dhe është e zakonshme të jemi nën ndikim dhe të kemi pak vetëbesim. Specifika e muzikës është se kjo është gjuha e brendshme e njeriut. Ajo vjen nga shpirti i njeriut dhe për këtë shkak e ndihmon komunikacionin. Por kompozitorët gjithmonë mbeten vendës – ata mund të shkruajnë në një gjuhë të huaj, por kur kompozojnë, muzika gjithmonë vjen nga shpirti dhe njerëzit mund të njohin nga cili vend janë. Ashtu që këta muzikantë ballkanikë të suksesshëm në botë janë me rrëndësi për brezat e ardhshëm të cilët të kenë sedër, për shkak të arritjeve të paraardhësve të tyre.” – deklaroi muzikanti dhe kompozitor i shquar Goran Bregoviç, i cili u dallua me çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm ndaj zhvillimit dhe popullarizimit të muzikës ballkanike.
© Foto: Maria Peeva
Edicioni i sivjetshëm i çmimeve u bë një festival i vërtetë i muzikës, kulturave dhe gjuhëve të Ballkanit, në të cilin këngëtarë të njohur nga të gjitha anët e gadishullit e gëzuan publikun me interpretimet e tyre. Çmimi për këngëtar më të mirë e mori Serdar Ortaç nga Turqia, ndërsa ylli rumun Inna u dallua me 3 çmime – për këngë më të mirë nga Rumania, për këngëtare më të mirë, si edhe për artist i cili bëri depërtim në skenën botërore. Sensacioni tjetër i muzikës rumune Andreaa Banica fitoi në kategorinë videoklip më të mirë për hitin e saj veror “Love in Brazil”. Grupi rok nga Turqia “maNga” shtoi ndaj dallimeve të tij të shumta ndërkombëtare dhe çmimin për grup më të mirë të Ballkanit. “Krenohemi shumë, se morëm pjesë në Balkan music awards 2011, sepse për ne ky është një festival, i cili i bashkon kulturat e ndryshme. Ky festival është një mundësi e shkëlqyeshme ta paraqesim muzikën dhe potencialin tonë të konsiderueshëm para botës” – deklaruan nga grupi “maNga” në konferencën e shtypit.
© Foto: Maria Peeva
Dhe pasi qëllimi i Çmimeve muzikore ballkanike është jo gara, por mundësia për kontakt midis kulturave të ndryshme dhe për krijim të një tregu të përbashkët muzikor sivjet u themelua një çmim i ri – për projekt më të mirë ballkanik. Me të u dallua dueti i Teodora dhe Jorgos Janias “Për ty jetoj”. Ja dhe çfarë tha vetë Teodora për projektet e saj ballkanike:
© Foto: Maria Peeva
“Mua më pëlqen shumë muzika ballkanike dhe krenohem me projektet e mia të suksesshme me muzikantë turq dhe grekë. Kam duete me këngëtarët grekë Jorgos Janias dhe Master tempo, ndërsa në çmimet ballkanike paraqitëm këngën tonë të përbashkët “Deri te varësia”, kompozitor i së cilës është Kiriakos Papadopoulos. Kisha shumë koncerte në Turqi, Greqi dhe Shqipëri dhe sipas meje muzika ballkanike na bashkon. Kam përshtypje të mira për popullin shqiptar, sepse isha ftuar në një koncert për Vitin e ri në Elbasan. Kam kujtime të bukura nga Shqipëria dhe shpresoj që përsëri do të këndoj para publikut shqiptar.”
© Foto: Maria Peeva
Ndër fituesit për këngë më të mirë nga vendet e veta u dalluan këngëtari i ri Armin Muzaferija (Bosnja e Hercegovina), dueti Aca Lukas dhe Dado Polumenta (Mali i Zi), këngëtari Emre Ajdën (Turqia), grupi “Colonia” (Kroacia), si edhe këngëtaret Elena Paparizou (Greqia) dhe Elena Risteska (Maqedonia), Natasha Bekvalac (Serbia), Rebeka Dremelj (Sllovenia) dhe Alisia (Bullgaria). Për këngë më të mirë nga Shqipëria u zgjodh hiti “Origjinale” i këngëtarëve Aurela Gaçe, Dr. Flori dhe Marsel. “Muzika është diçka që Zoti e ka dhënë në Tokë për të bërë njerëzit e lumtur, ashtu që muzika është një festë dhe duhet shijuar nga njerëzit, jo thjeshtë një kompeticion.” – deklaroi Aurela Gaçe në konferencën e shtypit. Miq të posaçëm të koncertit ishin dhe Elvana Gjata dhe Flori.
© Foto: Maria Peeva
Balkan music awards 2011 u bë një festival i shkëlqyeshëm i muzikës së sotme ballkanike, e cila gjithnjë e më shumë zë vendin e vet në skenën botërore. Këngëtarët më të njohur të gadishullit treguan, se muzika nuk është garë, por nuk gjuhë universale, me të cilën çdonjëri mund të komunikojë vetëm përmes ritmit të zemrës së vet.
© Foto: Maria Peeva
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..