Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Vetmia"

Kamelia Todorova
Foto: Ani Petrova

Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë një spektakël madhështoi multimedial në të cilin muzika tregon histori në një mjedis vizual modern.

Përveç klasikëve botërorë, programi i koncertit përfshin hite nga repertori i Kamelia Todorovës, duke përfshirë "Vetmia", "Prekje", "Ditë dhe Natë", "Kujtim i Bukur". Ajo do të shoqërohet në skenë nga interpretues të rinj, por tashmë të afirmuar.

Ju ofrojmë këngën "Vetmia" të  Kamelia Todorovës nga albumi i saj "Tërheqja" (1996). Autori i muzikës është Aleksandër Milladinov, Mihaill Bellçev shkroi tekstin e bukur, ndërsa aranzhimi është nga Konstantin Cekov.

Shihni më shumë në arkivin tonë:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD