të ndryshme dhe temave të seminarit mësojmë nga disa prej pjesëmarrësve. Mes tyre ishte dhe Doriana Gjuta e cila punon si asistente projektesh pranë organizatës “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë”. Kjo shoqatë është themeluar gjatë vitit 2001 në qytetin e Kukësit me mision të rrisë përgjegjësinë qytetare për një mirëqeverisje dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtëve të njeriut. Në lidhje me këtë organizata “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë” ka zhvilluar shumë projekt për sa i përket edukimit mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen. Ndër anëtarët e shoqatës janë vullnetarë, studentë, qytetarë aktivë, të cilët janë angazhuar me projekte të ndryshme në forcimin e shoqërisë civile. Gjatë konferencës Doriana Gjuta paraqiti kërkimin e saj mbi komunitetin e goranëve, si edhe një veshje popullore nga rajoni i Kukësit. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Doriana Djuta tregoi për qëllimet dhe projektet e organizatës, për kërkimin e saj për komunitetin e goranëve, për rolin e organizatave joqeveritare për ruajtjen e tolerancës, si edhe përshtypjet e saj nga konferenca ndërkombëtare në Sofje. Për ta dëgjuar intervistën klikoni mbi ikonën AUDIO.
Një rol kuç për inkurajimin e tolerancës mund të kenë teknologjitë informative. Sot interneti jep liri të plotë për shprehje anonime të mendimeve dhe pikëpamjeve për probleme të ndryshme. Por shpesh diskutimet në forumet e mediave elektronike bëhen shesh për përdorimin e ashtuquajturës “gjuhe të urrejtjes” (hate speach).
Eja çfarë tha për këtë problem Dario Terziç – një gazetar nga Mostari (Bosnja e Hercegovinë): “Vij nga Mostari, i cili është një qytet i ndarë. Në vitin 2001 në Bosnjë e Hercegovinë ishte krijuar një Agjenci për rregullimin e komunikacioneve (Communications Regulatory Agency) dhe veprimtaria e saj kufizoi shumë përdorimin e “gjuhës së urrejtjes” në mediat elektronike. Mediat në internet dhe portalet janë shumë të njohur në Mostar dhe në tërë shtetin. Shpesh komentet pranë ndonjë artikull kanë shumë ofendime në bazë të etnitetit. Agjencia nuk e ka të drejtën të kontrollojë mediat në internet dhe kështu u krijua një “liri” që nuk mund të kontrollohet dhe përdorimi i “gjuhës së urrejtjes” shkakton shumë konflikte”.
Gjatë kohës së seminarit nuk kishte mundësi të përfshihen të gjitha aspektet e temës së ndërlikuar të tolerancës në Ballkan, por pjesëmarrësit kishin mundësi të shkëmbejnë informatë dhe praktika të mira për inkurajimin e dialogut në shtetet e tyre. Mund të thuhet në mënyrë metaforike se toleranca në Ballkan është si një filxhan i vogël prej porcelani – fare i hollë, i cili thyhet shumë lehtë. Por siç thuhet në një fjalë të urtë turke – një filxhan kafe ka 40 vjet hatër, domethënë – nëse pi me dikë një filxhan kafe, mbeteni miq për tërë jetën.
Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova dhe Maria Peeva
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e..