Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Seminari ndërkombëtar “Tolerancë dhe lidhje kulturore në Ballkan”

Pjesëmarrësit e seminarit për vizitë në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Sofje.
Foto: Maria Peeva
Më 8 dhe 9 korrik në Sofje u zhvillua seminari ndërkombëtar “Tolerancë dhe lidhje kulturore në Ballkan”, në të cilin morën pjesë gazetarë, studiues, përfaqësues të organizatave joqeveritare, pedagogë të shquar nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Rumania, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Rumania. Ndër temat e diskutimit ishin situata fetare dhe etnike në regjion, barazia gjinore, lidhjet kulturore mes komuniteteve të ndryshme, roli i medieve etj. Seminari është organizuar nga OJQ “Forum ballkanik” me ndihmën e Institutit “Shoqëria e hapur”.

Gjatë kohës së forumit pjesëmarrësit shkëmbyen përvojë mbi aspektet e ndryshme të luftimit të diskriminimit dhe paragjykimeve, që krijojnë konflikte. Rol kyç në këtë kanë organizatat joqeveritare, të cilat nëpërmjet projekteve të tyre mund ta kontribuojnë për zhvillimin e dialogut mes komuniteteve të ndryshme. Më shumë hollësira rreth projekteve
Doriana Djuta prezantoi dhe veshjen popullore nga rajoni i Gorës

të ndryshme dhe temave të seminarit mësojmë nga disa prej pjesëmarrësve. Mes tyre ishte dhe Doriana Gjuta e cila punon si asistente projektesh pranë organizatës “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë”. Kjo shoqatë është themeluar gjatë vitit 2001 në qytetin e Kukësit me mision të rrisë përgjegjësinë qytetare për një mirëqeverisje dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtëve të njeriut. Në lidhje me këtë organizata “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë” ka zhvilluar shumë projekt për sa i përket edukimit mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen. Ndër anëtarët e shoqatës janë vullnetarë, studentë, qytetarë aktivë, të cilët janë angazhuar me projekte të ndryshme në forcimin e shoqërisë civile. Gjatë konferencës Doriana Gjuta paraqiti kërkimin e saj mbi komunitetin e goranëve, si edhe një veshje popullore nga rajoni i Kukësit. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Doriana Djuta tregoi për qëllimet dhe projektet e organizatës, për kërkimin e saj për komunitetin e goranëve, për rolin e organizatave joqeveritare për ruajtjen e tolerancës, si edhe përshtypjet e saj nga konferenca ndërkombëtare në Sofje. Për ta dëgjuar intervistën klikoni mbi ikonën AUDIO.

Një rol kuç për inkurajimin e tolerancës mund të kenë teknologjitë informative. Sot interneti jep liri të plotë për shprehje anonime të mendimeve dhe pikëpamjeve për probleme të ndryshme. Por shpesh diskutimet në forumet e mediave elektronike bëhen shesh për përdorimin e ashtuquajturës “gjuhe të urrejtjes” (hate speach).11-07-11-06831_1.jpg

Eja çfarë tha për këtë problem Dario Terziç – një gazetar nga Mostari (Bosnja e Hercegovinë): “Vij nga Mostari, i cili është një qytet i ndarë. Në vitin 2001 në Bosnjë e Hercegovinë ishte krijuar një Agjenci për rregullimin e komunikacioneve (Communications Regulatory Agency) dhe veprimtaria e saj kufizoi shumë përdorimin e “gjuhës së urrejtjes” në mediat elektronike. Mediat në internet dhe portalet janë shumë të njohur në Mostar dhe në tërë shtetin. Shpesh komentet pranë ndonjë artikull kanë shumë ofendime në bazë të etnitetit. Agjencia nuk e ka të drejtën të kontrollojë mediat në internet dhe kështu u krijua një “liri” që nuk mund të kontrollohet dhe përdorimi i “gjuhës së urrejtjes” shkakton shumë konflikte”.

Gjatë kohës së seminarit nuk kishte mundësi të përfshihen të gjitha aspektet e temës së ndërlikuar të tolerancës në Ballkan, por pjesëmarrësit kishin mundësi të shkëmbejnë informatë dhe praktika të mira për inkurajimin e dialogut në shtetet e tyre. Mund të thuhet në mënyrë metaforike se toleranca në Ballkan është si një filxhan i vogël prej porcelani – fare i hollë, i cili thyhet shumë lehtë. Por siç thuhet në një fjalë të urtë turke – një filxhan kafe ka 40 vjet hatër, domethënë – nëse pi me dikë një filxhan kafe, mbeteni miq për tërë jetën.

Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova dhe Maria Peeva

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD