Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Bozhuri i kuq në kopsht”

Kënga “Bozhuri i kuq në kopsht” fillon me një solo të bukur dhe të pasur me ornamente në gajde. Hyrja e ngadaltë e pasuar nga një melodi e shpejt, kurse teksti është i bukur dhe i gëzueshëm. Një djalë i ri e fton vajzën të cilën e pëlqen të kapet në valle afër me të. Dhe kështu t’u tregojnë të gjithëve dashurinë e tyre.
Kënga “ Bozhuri i kuq në kopsht” është e përfshirë në albumin “Zëri magjepsës i Bullgarisë” të Galina Durmushlijskës. Këngëtarja ka lindur në Dobruxha (në Bullgarinë Verilindore). Gjatë viteve të fundit Galina Durmushlijska jeton në Holandë. Aty ajo drejton korin bullgar “Çubrica”. Kurse këngët e saj vazhdojnë të gëzojnë adhuruesit e muzikës popullore bullgare nëpër të gjithë botën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD