Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u përgjigjet kërkesave evropiane për sigurim të ushqimeve

Katrin Lanel nënvizoi bashkëpunimin e mirë të EFSA-s me Agjencinë bullgare për sigurim të ushqimeve.
Foto: BGNES
Për vizitë të parë në Bullgari ishte zonja Katrin Geslen-Lanel, drejtoreshë e Agjencisë evropiane për sigurim të ushqimeve (EFSA), të krijuar në vitin 2002. Roli i EFSA-s është që nëpërmjet përpunimeve shkencore të vlerësojë rreziqet e tërë vargut ushqimor – nga prodhimi i ushqimeve e gjer te përdorimi i tyre nga konsumatorët. Praktika e këtij organi evropian përdoret si bazë e përpunimit të legjislacionit evropian, të lidhur me sigurimin e ushqimeve dhe shëndetin e evropianëve. Ky sigurim ka të bëjë me shëndetin e kafshëve dhe me qëndrimin human ndaj tyre, si dhe me përballimin e riskut në bujqësi. Sfidat nuk janë pak, nënvizoi zonja Katrin Geslen-Lanel. Ajo rikujtoi situatën e rrezikshme në lidhje me epideminë ushqimore, të shkaktuar nga E.coli në Gjermani këtë vit, gjë që shkaktoi komunikimin e përditshëm midis EFSA dhe Qendrës për vlerësimin e riskut pranë Agjencisë bullgare për sigurim të ushqimeve.

“Edhe ne si Qendra bullgare për vlerësimin e riskut, jemi të përgjegjshëm për gjithçka, duke filluar nga prodhimi në fushë e gjer te pjata e konsumatorit – saktëson Katrin Lanel. – Ne kemi përgjegjësi për çështje më të ndryshme, si ato të lidhura me shëndetin e bimëve, domethënë çështjet fitosanitare, me organizmat e modifikuara gjenetikisht, me pesticidet dhe ndotësit e tjerë në bimë. Jemi të përgjegjshëm edhe për çështjet e lidhura me punën e veterinarëve dhe me qëndrimin human ndaj kafshëve. Pastaj përgjegjësia jonë është lidhur me industrinë përpunuese me të gjitha enzimat dhe shtesat ushqimore, si dhe me të gjitha lëndët e tjera, që të arrihet më në fund deri në pjatën e konsumatorit.”

Katrin Lanel nënvizoi shprehimisht bashkëpunimin e mirë të EFSA-s me Agjencinë bullgare për sigurim të ushqimeve. “Ne bashkëpunojmë me palën bullgare çdo ditë – thotë ajo. – Për shembull sa i përket epidemisë së shkaktuar nga E.coli në Gjermani, grumbulloheshin të dhëna edhe nga Bullgaria. Po punojmë dhe mbi një çështje tjetër të rëndësishme – sëmundja shap ndër kafshët, bashkë me Turqinë, Greqinë dhe Bullgarinë. Bullgaria është një vend kyç në mbrojtjen e kufirit të BE-së, prandaj ndihma ndaj vendit tuaj është me një rëndësi madhe.”

Problemi në lidhje me shapin e kafshëve në Turqinë fqinje dhe përballimin e përhapjes së sëmundjes në territorin bullgar imponon krijimin e një rrethi, i cili të kufizojë lëvizjen e lirë të kafshëve, deklaroi ministri i bujqësisë Mirosllav Najdenov. Për këtë qëllim qeveria bullgare ka livruar 7 milionë leva (rreth 3,5 milionë euro). Në këtë lidhje Katrin Lanel shtoi: “Bullgaria na ndihmoi edhe sa i përket kësaj çështjeje dhe Komisioni Evropian na dha një mandat që të studiojmë situatën rreth përhapjes së shapit në këtë rajon. Sa i përket Bullgarisë ne jemi të sigurt se kemi një partner stabil në këtë punë.”

Sipas drejtorit të Agjencisë për sigurimin e ushqimeve doktor Jordan Vojnov, në plan evropian duhet të unifikohen edhe kriteret sa i përket vlerësimit të rrezikut dhe administrimit të tij. Për këtë qëllim EFSA po përgatit ekspertë nga vendet anëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD