Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Sofja e panjohur” do të tërheqë më shumë turistë në kryeqytetin bullgar

Një nga objektet e propozuara për hartën e re është kisha ortodokse “Shën Maria – Burimi jetëdhënës” në lagjen Podujane.
Foto: poklonnik.mitov.org

Katedralja “Shën Aleksandër Nevski”, Kisha ruse “Shën Nikolla Çudibërësi”, Muzeu arkeologjik, kopshti përpara Teatrit Popullor – këto janë disa nga objektet turistike më të vizituara në kryeqytetin bullgar. Por nganjëherë miqtë e kryeqytetit do të donin të njihen dhe me vende jo dhe kaq të njohura, të ndiejnë ritmin dhe pulsin e qytetit, të afrohen deri te detajet e panjohura por po kështu po me kaq vlerë nga historia kulturore e Sofjes.

Deri tani ishte pothuajse e pamundur të gjendet informatë për një shëtitje kaq të ndryshme nëpër qytetin më të madh bullgar. Ky është shkaku që Qendra për sipërmarrje dhe një zhvillim drejtues të fillojë punë mbi projektin e quajtur “Sofja e panjohur”. Ai financohet nga Bashkia e Kryeqytetit me mjete nga programi “Evropa” dhe është me vlerë 15 730 leva (afro 8 000 euro).Vazhdimësia e tij është 3 muaj dhe përfshin periudhën 1 qershor – 31 gusht. Stojan Stojanov, konsultat i projektit tregon më hollësisht për qëllimin e “Sofjes së panjohur”: “Ky është punimi i një harte me vendet pak të njohura të Sofjes dhe itinerari për arritje deri tek to. Harta do t’u shërbejë turistëve dhe miqve të Sofjes. Do të punohet si në variant prej letre, ashtu dhe në format virtual në internet. Qëllimi ynë është të sistematizojmë informacionin, ta bëjmë të lehtë dhe të pranueshme, kështu që turistët të mund të arrijnë deri te vendet, nga të cilat interesohen dhe të dinë se pikërisht çfarë presin të shikojnë aty. Projekti është i vogël, por ideja është që pas përfundimit të popullarizojmë akoma më tepër këto kureshtje. Duam që t’i motivojmë njerëzit, të cilët jetojnë në afërsi ose kanë një interes specifik, të kujdesen për vendet, t’i spastrojnë dhe rinojnë. Për këtë qëllim do të mundohemi të tërheqim dhe përkrahjen e biznesit.”

Harta me vendet më interesante, dhe më pak të njohura me një vlerë arkitekturore, kulturore ose historike në Sofje, që do të përpunohet në fund të projektit, do të shpërndahet nëpër vendet kyçe të kryeqytetit si stacionet e autobusit, aeroporti, stacioni hekurudhor etj. Zoti Stojanov tregon hollësira rreth kësaj se si është mbledhur informata për këtë hartë të vendeve të panjohura në Sofje:
“Ne u munduam të arrijmë deri në një rreth gjithnjë e më të madh njerëzish me pyetjen – Cili është vendi juaj, i cili është pak i njohur dhe nuk është me famë? Mbështeteshim tek aktiviteti i njerëzve dhe mundëm ta zgjojmë. Studiuam po kështu dokumente historike dhe fotografi. Morëm informatë dhe nga administratat vendase, nga Bashkia e Sofjes, nga organizatat joqeveritare. Na ndihmojnë dhe mediat dhe interneti.”

© Foto: BGNES

Fragment nga mozaiku në kriptën e kishës “Shën Sofja”

Një nga objektet e propozuara për hartën e re është kisha ortodokse “Shën Maria – Burimi jetëdhënës” në lagjen Podujane. Një vend tjetër interesant, i cili akoma nuk është i hapur për turistët, është kripta nën kishën e vjetër “Shën Sofja”. Rezultatet nga anketa kanë treguar se, shumë nga banuesit e kryeqytetit do të donin t’u tregojnë të afërmve të vet nga jashtë dhe nga provinca këtë kureshtje historike dhe kulturore. Në listën me vendet e panjohura hyjnë dhe disa nga godinat e vjetra nga qendra e Sofjes me një arkitekturë interesante. Pjesëmarrësit në projektin “Sofja e panjohur” shpresojnë se, kjo mund të jetë dhe në ndihmë të kandidaturës së qytetit për kryeqytet evropian të kulturës gjatë vitit 2019.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD