Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është kolegu ynë nga Radio Bullgaria Ivo Ivanov, regjisor Misho Lanxhev dhe kinooperator Aleks Samunxhi. Filmi prezanton të vetmin vend në Bullgari me kaq shumë kisha mesjetare të mbijetuara. Këta tempuj të lashtë u bëjnë përshtypje banorëve dhe mysafirëve të qytetit tonë të Detit të Zi me arkitekturën, bukurinë dhe afresket e ruajtura. Ishin kishat dhe shtëpitë e vjetra të qytetit Nesebër, që e motivuan UNESCO-në në vitin 1983 të përfshijë Lagjen e Vjetër të qytetit Nesebër në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore.

"Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u dallua me vendin e parë në Festivalin e Filmave të Artit dhe Turizmit Finisterra (Finisterra Brazil Film Art & Tourism Festival)në kategorinë “Turizëm Fetar” dhe vendin e dytë në kategorinë “Filma Dokumentarë”. Filmi fitoi edhe vendin e tretë në Festivalin e Filmave të Artit dhe Turizmit Finisterra (Finisterra Arrábida Film Art & Tourism Festival) në Portugali, si dhe çmimin e tretë në kategorinë “Dokumentari i Udhëtimit” (Përshkrimi) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Udhëtimit (Art & Travel International Film Festival)në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNT
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..