Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Seminari ndërkombëtar i gjuhës dhe kulturës bullgare në qytetin Veliko Tërnovo

Nga data 1 deri më 21 gusht në kryeqytetin e lashtë bullgar Veliko Tërnovo po realizohet seminari tradicional ndërkombëtar veror për gjuhën dhe kulturën bullgare. Mikpritës i tij është Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Forumi organizohet me ndihmën e Bashkisë së qytetit dhe të Ministrisë së arsimit. Mbi 100 veta prej 34 shteteve marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të seminarit. Sipas drejtorit të tij docenti doktor Hristo Bonxhollov organizuesit janë munduar asgjë të mos t’u mungoj pjesëmarrësve, të cilët kanë ardhur këtu me dëshirën të mësojnë gjuhën tonë. Në këtë mënyrë ata do të marrin dhe kujtimin për mikpritjen bullgare, si edhe për një seminar në të cilin bien barrierat dhe paragjykimet, kurse fjala dhe komunikimi ndërtojnë ura.

“Njerëzit janë nga më të ndryshmit, por kryesisht përbërja është prej pedagogëve dhe studentëve – shënon docenti Bonxhollov. Ka dhe përfaqësues të biznesit, të politikës, dhe të zyrave të ndryshme bashkiake, të cilëve u duhet gjuha bullgare. Këta janë njerëz nga të 4 kontinentet – Evropa, Azia, Amerika Veriore dhe Afrika. E gëzueshmja është se të paktën 1/5 prej tyre, rreth 20 veta tanimë kanë ardhur këtu. Dhe kjo do të thotë se ajo që është mësuar gjatë viteve tanimë jep rezultat.”

Në seminar marrin pjesë profesorë nga Rusia, Gjermania, Polonia, India, Egjipti. Mes veteranëve në të është 59 vjeçi Uolltër Eliët nga Britania e Madhe, tanimë pensionist, i cili merr pjesë disa vjet me radhë. Për herë të 5 vjen një polic francez, i cili studion gjuhën bullgare për shkak të punës së tij. Sipas traditës gjuhën tonë e mësojnë nëpunës të ambasadës japoneze në Sofje. Ka dhe një grup nga Kina, ku pjesa më e madhe në të janë studentë.

Derisa mundin të përvetësojnë gjuhën bullgare gjatë kohës së seminarit?

“Kuptohet se, ata thjesht nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër – është i bindur docenti Bonxhollov. Ata të cilët kanë ardhur me dëshirën ta bëjnë, marrin një përgatitje shumë të mirë praktike. Me ta punohet më të paktën nga 4 orë në ditë. Bëhet fjalë për dije praktike, duke u filluar nga fonetika, morfologjia, linguistika. Për më të përgatiturit propozojmë seminare dhe leksione të specializuara, një arsim suplementar mbi gjuhën moderne bullgare, trashëgimia antike dhe trake, arti modern bullgar, kultura etnike, historia e Ballkanit... Kurse programi kulturor është kaq intensiv, saqë nuk u japim mundësi të marrin frymë. Kanë dhe kurs në gjuhën bullgare të këngëve popullore, mësojnë valle popullore, histori, etnografi. Kishin mundësinë të shikojnë spektaklin audio-vizual emblematik për kryeqytetin e lashtë “Tingull dhe dritë” të dëgjojnë koncert në piano të prof. Lilia Naumova. Kemi parashikuar një leksion për kinemanë moderne bullgare, natë të kuzhinës bullgare, të poezisë bullgare, të kuzhinës internacionale... që të përfundojmë me mbrëmje të kombeve, të cilën e përgatisin vetë pjesëmarrësit.”

Në programin e seminarit janë përfshirë ekskursione deri te qytezat e lashta Arbanasi, Bozhenci dhe Trjavna, deri te manastiri i Drjanovos dhe muzetë në qytetin Pleven. Është parashikuar dhe një vajtje deri tek ujëvarat piktoreske të Krushunit në rrëzat e malit Stara pllanina. Dhe në fund – të paktën 3 ditë pushim në qytetin detar Burgas.

Me çfarë ndjenjash dhe me çfarë gjendjeje shpirtërore nisen pjesëmarrësit në forum?

“Ikin të përlotur – tregon docenti Hristo Bonxhollov. – Më të paktën, sepse për këto 20 ditë ata bëhen miq shumë të mirë. Disa njihen këtu dhe pas 1 viti kthehen si familje. Këta njerëz janë përfaqësuesit tanë kudo që të shkojnë. Gjuha bullgare gjatë këtyre 20 ditëve kthehet në gjuhë të komunikimit midis këtyre 34 popujve, gjuhëve dhe kulturave. Shumë prej tyre dinë anglisht, dublojnë kur nuk munden të kapin një gjë të caktuar në gjuhën bullgare, i ndihmojnë vetes me frëngjisht, italisht, spanjisht e kështu me radhë. Por gjuha jonë është ajo e cila i lidhë dhe në të cilën ata duan të komunikojnë në të ardhme midis tyre. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Ilieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD