Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e gjendjes së sektorit të festivaleve në Bullgari dhe do të ndahet përvoja e mirë evropiane. Do të diskutohen temat kryesore: financimi, qëndrueshmëria, politikat dhe strategjitë kulturore për zhvillimin e festivaleve artistike.
Moderatorë të konferencës janë Vasill Dimitrov - Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Bullgare të Festivaleve dhe kryetar i Festivalit Muzikor Evropian dhe Svetllomira Stojanova - menaxhere kulturore dhe kryetare e Komitetit të Ndërlidhjes së organizatave joqeveritare me UNESCO-në.
Programi do të prezantojë festivale prestigjioze - anëtarë të Shoqatës Bullgare të Festivaleve, si dhe komuna - organizatorë të festivaleve, si Burgas, Varna dhe Sofje.
Ndër lektorët janë Natalia Osko-Jakab - drejtoreshë e Festivalit "Lugina e Arteve" (Hungari) dhe anëtare e bordit të Shoqatës Evropian të Festivaleve, Odri Brisak nga Shoqata Evropiane e Festivaleve, drejtoret e Institutit polak në Sofje - Ivona Jakushko-Dudka dhe e Qendrës Kulturore Çeke - Radka Rubilina.
Një moment kyç në program është tryeza e rrumbullakët "Politikat financiare për festivalet artistike - çfarë po vjen?" me përfaqësues të bashkive, Ministrisë së Kulturës, Fondit Kombëtar të Kulturës dhe ekspertë në fushën e festivaleve.
Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Programit "Krijimi" të Fondit Kombëtar të Kulturës dhe Programit "Kultura" të Komunës së Sofjes.
Redaktore: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..