Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Argjentinës 80 vjet pas vendosjes së tyre

Vizita shtetërore e presidentit bullgar Georgi Përvanov në Argjentinë gjatë vitit 2008.
Foto: BGNES
Me rastin e 80 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Argjentinës në Ministrinë e punëve të jashtme u hap ekspozitë prej dokumenteve arkivore, të cilat ilustrojnë zhvillimin e lidhjeve midis të dyja vendeve. Pasuan konsultime politike, të zhvilluara nga pala bullgare nga zëvendësministri i punëve të jashtme Dimitër Cançev, kurse nga pala argjentinase – nga Norma Nasimbene, ndihmës-sekretare mbi çështjet politike. Kontrasti midis dokumenteve arkivore nga vitet 30 të shekullit të kaluar dhe tematika e konsultimeve e detyron njeriun të mendohet se sa shumë kanë evoluar marrëdhëniet midis të dyja vendeve.

Marrëdhënieve diplomatike vendosen gjatë vitit 1931 në një moment, kur jashtë Evropës, Bullgaria ka të tilla vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin. Shkaku për lindjen e tyre është se akoma gjatë vitit 1929 në Argjentinë ka rreth 10 mijë emigrantë bullgarë, të cilët kanë ikur nga vendi në bazë të çështjeve ekonomike ose politike. Bashkësia bullgare integrohet me sukses në shoqërinë vendase, në sajë dhe të qëndrimit të mirë të autoriteteve argjentinase ndaj saj. Mes emigrantëve bullgarë ka shkencëtarë, shkrimtarë, piktorë dhe bile dhe një guvernator, që e bën një hallkë të rëndësishme lidhëse në marrëdhëniet bilaterale, të cilat janë stabile.

Në periudhën e tranzicionit të Bullgarisë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut Argjentina u vizitua nga dy presidentë bullgarë – Zheljo Zhelev gjatë vitit 1992 dhe Georgi Përvanov gjatë vitit 2008. Në fund të viteve 90 Bullgaria mori një ndihmë eksperte nga specialistët argjentinas gjatë privatizimit dhe gjatë aplikimit të bordit valutor, kurse pas pranimit të saj në Bashkimin Evropian u bë aktuale çështja për ndihmën, të cilën ajo mund t’ia japë këmbimit argjentinas të mallrave me Evropën. Në këtë kontekst gjatë vitit 2008 Bullgaria propozoi në zonat e përbashkëta të lira bullgaro-argjentinase në territorin tonë të përpunohen produkte gjysmë të gatshme argjentinase për tregun evropian. Firma argjentinase e njohur botërisht “Galileo grup” tanimë po realizon në Bullgari projektin e parë pilot për Bashkimin Evropian “Gazsjellësi virtual” për gazifikimin e qytetit Karllovo, në Bullgarinë Qendrore me teknologji krejtësisht argjentinase për kompresim, e cila tanimë po gjen përdorim dhe në qytetet rodopëse Çepellere dhe Smoljan.

Monumenti i Vasil Levskit në qytetin Belgrano. Fotografia është ofruar nga Ambasada e Republikës së Argjentinës në Bullgari
Por, në qoftë se për Argjentinën, Bullgaria mund të jetë një prani drejt Bashkimit Evropian, për Bullgarinë Argjentina mund të jetë prani drejt tregut të përbashkët amerikano-jugor MERKOSUR, që bashkon një popullsi prej mbi 250 milionë veta.
Këmbimi bilateral gjatë viteve të fundit shënon një shtim dhe arriti 80 milionë dollarë, por është me një saldo negative për Bullgarinë.
Sot qindra fëmijë në Sofje mësojnë gjuhën spanjolle dhe grumbullojnë dije për Argjentinën në shkollën e cila mban emrin e heroit kombëtar Hose de San Martin. Në shtetin e largët latino-amerikan ka monumente të heronjve kombëtar të Bullgarisë Vasil Levski dhe Hristo Botev. Vetëm për vitin e fundit në gjuhën bullgare u përkthyen dhjetëra krijime të autorëve argjentinas. Këto përmasa thjesht njerëzore të komunikimit bilateral janë një shtesë e rëndësishme drejt lidhjeve politike midis të dyja vendeve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD