Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galin Nikiforov mori dekoratën kombëtare letrare “Elias Kaneti”

Shkrimtari Galin Nikiforov u dallua për romanin “Shtëpia e klounëve”
Foto: Архив
Një rrëfim në kufirin e imagjinatës të ditës së përditshme. Një histori për dashurinë e vërtetë, e cila përmban në vetvete jetën dhe vdekjen, vullnetin e lirë dhe zgjedhjen e peshës së shpresës. Në këtë mënyrë shkurtimisht mund të përshkruajmë romanin “Shtëpia e klounëve”, për të cilët shkrimtari Galin Nikiforov u dekorua me çmimin kombëtar për letërsi “Elias Kaneti”.

Gjatë vitit 2005 Bashkia e qytetit Ruse dhe Shoqëria ndërkombëtare “Elias Kaneti” e miratojnë këtë dekoratë për nder të 100 vjetorit nga lindja e shkrimtarit-nobelist, i cili është me prejardhje nga qyteti bullgar buzë Danubit – Ruse. Me dekoratën dallohen autorët bullgarë – beletrist dhe dramaturgë dhe sipas traditës çmimi shpallet në prag të Ditës së iluministëve popullorë (1 nëntori). Duke marrë statujën e posaçme, të punuar nga piktorja e Ruses Maja Kubratova, Galin Nikiforovi hyri në bashkësinë e krijuesve të njohur si Konstantin Iliev – mbajtës i dekoratës ndërkombëtare të Herderit, Alek Popov dhe Ivajlla Aleksandrova.
Këta janë personalitete me një angazhim politik dhe qytetar ndaj së tanishmes, sqaron profesoresha Penka Angjellova, kryetare e Shoqërisë ndërkombëtare “Elias Kaneti” në qytetin Ruse. Te këta autorë mund të ndihet fryma e kulturës internacionale, diçka e cila i përgjigjet kuptimit në krijimtarinë e Elias Kanetit. Në udhëzimet për dekoratën është përshkruar qartazi se, prijës është fryma e mirëkuptimit midis popujve.”

© Foto: BGNES

Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimit kombëtar për letërsi “Elias Kaneti” në qytetin Ruse.

Dy komisione kanë punuar që të mund të bëjnë zgjedhjen e vet mes afro 50 libra, të botuar për herë të parë në Bullgari gjatë periudhës 30 maj 2009 – 30 maj 2011. Tetë ishin nominimet finale për edicionin e katërt të konkursit “Elias Kaneti”. Pjesë nga këto krijime u paraqitën në ceremoninë solemne në qytetin Ruse.
“Në listën e librave të caktuar për vitin 2011 janë “Rruga e fluturave” e Karena Angjellovës, “Cinkograf” të Vlladisllav Todorovit, “Apokalipsisi vjen në orën 6 në mbrëmje” të Gjeorgji Gospodinovit, “Rrugëdalja” nga Vlladimir Zarevi, “Projekti Dostoevski” të Radosllav Parushevit, “Motoçiklisti, Romulli i Madh” të Ichak Fincit dhe “Jeshile dhe e artë” të Sillvija Çolevës. Dua të nënvizojë se, që të jesh i përcaktuar për dekoratën “Elias Kaneti” po kështu është me rëndësi, është prestigjioze. Ja përse shumë nga autorët tanë marrin pjesë në programe të ndryshme ndërkombëtare si të caktuar për këtë dekoratë”, sqaron profesoresha Penka Angjellova.

Si ripohim të fjalëve të saj ajo shton se, 3 nga librat e zgjedhur përkthehen në gjuhën gjermane, kurse pas 2 javëve do të ketë një lexim letrar në Vjenë. Në të, do të paraqitet një nga autorët e parë, të përcaktuar për dekoratën “Elias Kaneti” – shkrimtari Gjeorgji Grozdev me romanin e tij “Plaçka”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD