Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hitet e këngëtares Neli Rangellova

Foto: BGNES
Neli Rangellova ka në repertorin e saj më shumë se 500 këngë autori. Hapat e parë në skenë i ka bërë me shumë sukses. Gjatë vitit 1982, kur ka qenë ende studente e Akademisë së Muzikës në Sofje, ajo fitoi çmimin e parë të Festivalit tonë të njohur “Orfeu i Artë”. Gjatë viteve ajo ka marrë pjesë në shumë festivale të njohura botërisht, në të cilat është dekoruar me çmime. Në festivalin “Neewollah” të shtetit Kanzas, SHBA ka marrë çmimin e parë të konkursit për interpretues. Në koleksionin e saj të çmimeve janë ato të festivaleve në Poloni, Austri dhe SHBA. Këngëtarja ka dhënë shumë koncerte në Bullgari dhe jashtë vendit. E kanë ftuar mysafire në emisione televizive. Njëra nga këngët më të dashura të Neli Rangellovës për publikun është “Gjëra të pashpjegueshme”, e cila u popullarizua me emrin “Vjersha ime”. Këngëtarja e talentuar thotë se me kënaqësi interpreton hitet e fillimit të karrierës, të cilat janë lidhur me emocionet e saj. I pëlqen të eksperimentojë. Gjithmonë është gati të realizojë projekte me kolegët e saj të rinj të muzikës pop.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD