Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në shkallën e treguesit ndërkombëtar të korrupsionit

Kriza ekonomike botërore ndikon negativisht në jetën politike dhe ekonomike të vendeve kudo në botë. Problematikë ende janë shpërdorimi i burimeve publike dhe marrja e ryshfetit gjatë zgjidhjeve të çështjeve. Këtë e tregojnë të dhënat e raportit vjetor “Indeksi i korrupsionit” të Organizatës Transparency International.

Për herë të parë raporti u paraqet më 1995. Shkalla e vlerësimit të korrupsionit fillon nga zero deri në 10. Shifrat më të ulëta tregojnë shtetet me nivele të larta të korrupsionit, ndërsa shifrat afër dhjetës tregojnë se vendi përkatës e ka përballuar marrjen e ryshfetit. Bullgaria u përfshi në “Indeksin e korrupsionit” gjatë vitit 1998. Atëherë vlerësimi i vendit tonë ishte 2.9 pika. Gjatë vitit 2010 treguesi ishte 3.6 pika, kur Greqia zinte vendin e fundit ndër shtetet e BE-së. Gjatë vitit 2011 Indeksi ndërkombëtar i vlerësimit të korrupsionit vendosi Bullgarinë në vendin e fundit në Bashkimin Evropian. Aktualisht vlera mesatare e indeksit për vendet e BE-së është 6.27 pika. Për vitin 2011 Bullgaria e ka treguesin 3.3 pika. Të dhënat e raportit çojnë në përfundimin se shkalla e korrupsionit politik dhe administrativ në Bullgari shkon drejt tendencës negative që nga viti 2009, kur u shënua një nivel prej 3.8 pikave. Gjatë dy vjetëve në vijim treguesi u ul nga 3.6 deri në 3.3 pika. Rezultati më i mirë që Bullgaria ka arritur në këtë klasifikim është 4.1 pika gjatë 2004-ës dhe 2007-ës.

“Në shumicën e vendeve të Evropës Lindore gjatë dy vjetëve të fundit vlera e Indeksit të korrupsionit është duke u ulur – thotë Vanja Nusheva, koordinatore në Asociacionin “Transparenca pa kufij”. Asociacioni përbën përfaqësinë kombëtare bullgare të Organizatës Transparency International. – Përjashtim bën Polonia, ku u ndërmor një sërë reformash administrative. Kështu gjatë vitit 2009 deri më sot treguesi i korrupsionit është duke u rritur dhe aktualisht vlerësohet 5.5 pika. Për Bullgarinë indeks i 2011-ës është mbledhur dhe është përgjithësuar të dhënat e 13 institucioneve ndërkombëtare. Ato raportojnë frekuencën dhe masën e ryshfeteve në politikë dhe në sektorin publik, po ashtu paraqesin përshtypjet e ekspertëve vendorë dhe të huaj, anketat e bëra në mjedisin e biznesit dhe vlerësimet e rreziqeve tregtare”, shton znj. Nusheva.

“Shtetet e BE-së, të cilat nuk përballojnë ndikimet e krizës ekonomike, kanë vështirësi të shlyejnë borxhet dhe të tërheqin investime të huaja. Gjithashtu ato shënojnë ulje të shifrave të treguesit të korrupsionit. Në këto vende pakësohet besimi në institucionet publike. Në studimin për Bullgarinë janë përfshirë dy burime të tjera, të cilat japin vlerësime të ulëta. Njëri prej tyre është Indeksi i rregullit të ligjit, vlerësim i të cilit për vendin tonë është 2.7 pika. U regjistruan efikasiteti i ulët i drejtësisë penale dhe masa të pamjaftueshme gjatë sanksionimit të personave fizikë, sjella e të cilëve nuk u përgjigjet kërkesave të punës së tyre. Për Bullgarinë problematike mbetet mënyra e financimit të partive politike.”

Numri i përgjithshëm i shteteve, të përfshira në raportin e Transparency International gjatë vitit 2011-ës është 183. Zelanda e Re ka nivelin më të ulët të korrupsionit – 9.5 pika. Vendet e tjera sipas këtij treguesi janë Danimarka dhe Finlanda nga me 9.4 pika. Në fund të klasifikimit është Somalia. Vlera e treguesit të saj është 1 pikë. Ndër vendet me korrupsion më të lartë janë Koreja e Veriut dhe Afganistani.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Popullsia e lejlekëve të bardhë është rritur me një të tretën

Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..

botuar më 25-10-12 6.20.PD
Gazetari Hristo Grozev

Gazetari Hristo Grozev në Berlin: Çmimi evropian vërteton se vitet e mundimit ia vlejnë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..

botuar më 25-10-11 12.17.MD
Natalija Efremova

Interes rekord për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të drejtuar për bullgarët jashtë vendit

Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..

botuar më 25-10-11 11.00.PD