Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz muzikantët në skenën bullgare gjatë vitit 2011

Xhaki Rajan dhe Lari Vukoviç Trio në skenën e Festivalit të xhazit në Bansko
Foto: arkiv
Viti 2011 ishte plot ngjarje muzikore të stilit xhaz. Në saje të organizatorëve të “Xhaz plus” adhuruesit e muzikës xhaz patën mundësinë të kënaqen me xhazin evropian.

Në periudhën 15 mars – 6 prill muzikantët nga Gjermania, Britania e Madhe, Polonia, Hungaria, Spanja dhe Brazili demonstruan improvizime të reja. Festa e shtatë tradicionale e stilit xhaz e vuri theksin mbi formacionet e vogla – duetet, triot dhe kuartetet. Aktiviteti u hap më 15 mars nga Antonio Farçone, i cili krahasohet në Itali me Xhimi Hendriks. Në improvizimet e tij melodike dhe shumë shpesh melankolike janë gërshetuar elemente latino afrikane. Një ditë më vonë, më 16 mars u përfshi perkusionisti brazilian Adriano Adeuale. Festivali vazhdoi me koncertin e duos Ferenc Shnetberger dhe Markus Shtohauzen nga Gjermania. Muzika e tyre mund të përshkruhet si një gërshetim modern prej motivesh elektronike, xhaz dhe etno. Nga Polonia u paraqitën Lars Danielson dhe Leshek Mozhdzher. Skena e festivalit u mbush me shumë muzikë. Në koncertin e fundit të programit të sivjetshëm më 6 prill “Hidden Orchestra” paraqiti albumin e tyre debut “Nights Walks

© Foto: arkiv

J.P.3 dhe Kamelia Todorova në skenën e Festivalit “Xhaz panorama 2011”

Një muaj më vonë si pjesë e Festave të Kulturës të Majit në Bllagoevgrad u zhvillua edicioni i parë i festivalit “Xhaz panorama 2011”. Festivali u zhvillua me iniciativë të trumbetarit Vencisllav Bllagoev, i cili grumbulloi në një skenë disa prej xhazmenëve më të mirë bullgarë. Miqtë e posaçëm – trumbetarët Randi Brekër nga SHBA-të dhe Stefan Belmondo nga Franca demonstruan një profesionalizëm të madh gjatë improvizimeve.

© Foto: arkiv

Xhazeks bend (Ukraina)

Pas pranverës vera gjithashtu i gëzoi fansat e muzikës xhaz. Nga 8 deri në 14 gusht në Bansko u zhvillua festivali i 14-të ndërkombëtar në Bansko. Edhe sivjet emra interesantë tërhoqën vëmendjen e pushuesve dhe të adhuruesve të muzikës xhaz. Organizatorët u përpoqën të kënaqin shijet më të ndryshme muzikore. Projekte big-bend, etno, pop dhe xhaz u dëgjuan në skenën në të hapur në sheshin në Bansko. “Ballkanski Kone” (“Kuaj ballkanikë”), Xhazeks bend (Ukraina), Xhaki Rajan dhe Lari Vukoviç Trio (SHBA), Kamelia Todorova – këta ishin disa prej muzikantëve të cilët shkaktuan duartrokitje më të mëdha. Këtë vit përshtypje më të madhe bënë Joni Vidal (Spanjë, Belgjikë) dhe Mëngo Xheri Blus Bend (Britania e Madhe).

© Foto: SME

Pat Matini

Gjatë vjeshtës gjithashtu u zhvilluan ngjarje kushtuar muzikës xhaz. Gjatë muajit tetor Pat Matini bëri një përshtypje të jashtëzakonshme me interpretimet e tij. Ai mori pjesë në kuadrin e festivalit “Music Jam”, festival ky i cili u bë simbol i klasës dhe prestigjit artistik.

Po të doni të dëgjoni interpretime të disa prej muzikantëve të lartpërmendur klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD